Koment/

Valbona Sako, deri më sot ishte kryetare e Bashkisë në Durrës, e zgjedhur në 30 qershor. Por, zonja Sako ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Ajo  deklaroi se ka dhënë dorëheqjen pas një deklarate naive ku tha se: “Ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

Ishte kjo deklaratë e kryetares së Bashkisë së Durrësit Valbona Sako që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale duke e konsideruar të papranueshme dhe të pamenduar për situatën ku po kalon vendi. Për këtë shkak, e zgjedhura në 30 Qershor ka dhënë dorëheqjen. Ajo e njoftoi vendimin e saj nëpërmjet rrjeteve sociale.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruante ajo.

Detyrat e kryebashkiaiakut të Durrësit i kanë kaluar tashmë nënkryetarit Zhyljen Varfaj. Vendimi u mor në një mbledhje të Këshillit Bashkiak. Valbona Sako qëndroi vetëm 5 muaj në këtë detyrë. Kështu Durrësi u shtohet Shkodrës dhe Vorës pa kryetarë bashkie të cilët u larguan për shkak të problemeve me dekriminalizimin.

Por cila është arsyeja e vërtetë pse zonja Sako dha dorëheqjen?

Sigurisht që nuk ka as kërkime dhe as përgjigje konspirative. Por përgjigja është se njerëz të papërgatitur për të qeverisur vijnë në krye papritur. Punët e vështira siç ishte edhe përballimi i pasojave të tërmetit, i nxjerrin zbuluar.

Kjo është një arsye.

Arsyja kryesore për të cilën dyshohet është lidhja e ngushë e kryetares së re me pushtetin e para-saj që është Gjushi. A mos vallë ka lidhje të tilla të forta që dëshmojnë për bashkëpunim me krimin e rrëzimit të pallateve dhe tragjedinë e tërmetit?

Ky është problemi kryesor. Ndërsa Gjushi e të tjerë duhet të ballafaqohen me ligjin, pasardhësit e tyre kanë lidhje që duhen dëshmuar.

VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.