Ka nisur në Pallatin e Brigadave Samiti Ukrainë – Europa Juglindore, një tryezë e përbashkët e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se Ukraina është bastion i lirisë së Europës dhe kjo varet nga mbështetja ushtarake që vendet i ofrojnë.

Rama tha se lufta nisi nga një njeri i vetëm që është Vladimir Putin. Sipas Ramës, Putin kërkonte ta fshinte nga harta Ukrainën.

“Hedh sytë rreth kësaj tryeze, shoh fytyra të njohura. Jemi bërë bashkë për të diskutuar sfidat tona. Për të para para, në vend të shohim pas historinë e ndasive që na kanë mbajtur peng. E ardhmja që ne shohim është e ardhmja e përbashkët. E njëjta shpresë që na ka bërë bashkë, na bashkon tani me popullin ukrainas.

Jemi këtu për të shprehur mbështetjen për Ukrainën, për ju zoti president dhe për të shprehur kërkojë që Rusia të ndalet. Jemi të vendosur krah Ukrainës, që është pe cenuar.

Më lini t’i kërkoj gjithkujt këtu të bashkohen me thirrjen time për të njohur rolin e tyre. Jetesa e Ukrainës si një popull i lirë, varet nga mbështetja financiare që ata ofrojnë. Ukraina nuk po lufton vetëm për vete.

Ka disa cinikë që thonë se të ndihmosh Ukrainën, pengon kauzën e paqes. Por, nuk sjell paqe, duke çarmatosur viktimën e agresionit.

Në rajonin tonë, pas më shumë se çerek shekulli, plagët e lëna nga shembja e ish-Jugosllavisë janë të dukshme. Vizioni që çoi në krijimin e BE na udhëzon sot drejt të ardhmes, për të zgjidhur problemet tona në mënyrë paqësore, konstruktive.

Orekset e vjetra për dominim po hapen më tej, e gjitha kjo mbjell frikë. E vetmja zgjedhja që kemi është të rezistojmë në mënyrë të përbashkët. Të bëjmë gjithçka mundemi për mos ta lënë agresionin të shpërblehet. Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë. Ëndrra jonë e përbashkët për një paqe me prosperitet, do të çohej në buzën e një të ardhmeje të errët.

Kjo luftë është edhe për lirinë dhe dinjitetin tonë. Shqipëria ka bërë atë që mundet dhe do të vijojë ta bëjë një gjë të tillë. Jemi të vendosur për të qëndruar krah Ukrainës. Për kombe të vogla si ne, që nuk duhet të kthehen në ushqim për Rusinë, duhet mbështetur Ukraina“, u shpreh kryeministri.