Lideri i partisë së parë konservatore të Italisë, “The League” ka nisur fushatën e sulmit të fortë për zgjedhjet e ardhshme. Ajo bazohet në sovranitetin kombëtar sipas stilit të Donald Trump dhe Brexit.

Në një prej posterve të fushatës së tij, Matteo Salvini paraqet Bashkimin Europioan, duke proklamuar “Skllavë të Europës? Jo, Faleminderit”.

Ky është një nocion që rezonin me bazën e Italianëve në krah të Salvinit që besojnë se kombi i tyre ka prodhuar shumë më tepër se burokratët e Brukselit.

Ditët e fundit, Salvini ka siguruar mbështetësit se në qoftë se do të zgjidhet do ta nxjerrë Italinë nga monedha e përbashkët Italiane, duke insistuar se vetë euro është një nga fajtoret e krizës ekonomike të Italisë. “Mbetem i bindur… se euro në këto kondita ishte një gabim të cilin ne do ta shërojmë”, tha në fllim të javës.

Sloganet e Salvinit janë njësoj provokativ, duke premtuar kontrolle më të rrepta të kufirit, depërtimin e emigrantëve të pa ligjshëm dhe rezistencë ndaj fushatës së George Soros për “emigracion të pakufizuar”.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.