-Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës dënohet në moshën 73 vjeçare: Rekursi  e ka përkeqësuar situatën-

Nga: Fausto Biloslavo /

“Burgim të përjetshëm”, kur gjyqtari ka shqiptuar dënimin, Radovan Karaxhiç ka mbetur i pandjeshëm, ne barrierën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi.

Fytyre hequr ne 73 vjeç, Ducja i serbëve të Bosnjës ka flokë të bardhë me vetëm shfaqjen e tufës rebele të një kohe, kur donte të paraqitej para telekamerave në fshatin e vogël Pale në kodrat e Sarajevës të shtypur nga rrethimi.

Gjykata në Hagë ka mbetur akoma në këmbë vetëm për të dënuarit e zgjedhur, si Karaxhiç, i cili kishte marrë tashme 40 vjet burg në shkallën e parë, por ka dashur të beje rekurs, duke përkeqësuar situatën. Gjykatësi ndërkombëtar, Vagn Prussem Jonsen, ka lexuar dënimin duke hedhur poshtë të gjitha argumentet e mbrojtjes. Dhe duke konfirmuar 11 akuza ku përfshihen dy akuza për gjenocid dhe 5 për krime kundër njerëzimit. Para së gjithash masakra e Sreberendës me 8,000 myslimanë të pushkatuar në verën e vitit 1995 nga milicia serbe boshnjake e gjeneralit Ratko Mlladiç, gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm. Avokatët e Karaxhiçit kane pohuar se klienti i tyre nuk kishte dijeni, por në realitet ai kishte nxjerrë urdhrin “për t’i çuar të burgosurit ne ndonjë vend”.

Rrethimi i Sarajevës zgjati pothuajse katër vjet me mbi 10 mijë të vdekur. Karaxhiç ishte president i Republika Srpska, pjesa serbe e Bosnjës dhe ushtria e tij ka ngushtuar rrethimin rreth kryeqytetit. Fjalët e para të të dënuarit ishin të qarta: “Vendimi nuk ka të bëjë fare me drejtësinë”. Në luftën në Bosnjë është e vërtetë se edhe myslimanët dhe kroatët kishin lyer duart me gjak, por në Hagë kane paguar serbët mbi të gjitha. Vendimi është quajtur nga Presidenti i sotëm i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik si “cinik dhe arrogant’. “Paqësimi është pothuajse i pamundur», shkruan Karaxhic. Dënimi i përjetshëm tingëllon si një dënim tjetër i Perëndimit i shkaktuar pak ditë nga përvjetori i njëzetë i fillimit të bombardimeve të NATO-s për të mbrojtur Kosovën.

Karadizic, i lindur në një fshat ne Malin e Zi, e ka njohur të atin kur ishte 5 vjeç. Në fillim ishte në burgjet e Titos si çetnik, siç quheshin partizanët anti-komunistë të Luftës së Dytë Botërore. Familja u transferua në Sarajevë, ku i riu Radovan studioi në universitet. Psikiatër, poet i kohës se humbur dhe kompozitor i këngëve popullore në fillim të viteve 1990, Karadzic themeloi Partinë Demokratike Serbo Boshnjake, ende tani një nga formacionet kryesore.

Bojkotimi serb i referendumit për pavarësinë e Bosnjës shkaktoi konfliktin, i cili do të linte ne terren 100,000 të vdekur nga viti 1992 deri në 1995. Pas paqes së Dejtonit, lideri i vogël serb rezistoi për disa vjet, por urdhër arresti për gjenocid, e detyroi të zhduket. U fsheh në Beograd me mjekër dhe flokë të gjatë si një njeri i shenjtë deri ne arrestimin në vitin 2008. Ëndërronte Serbinë e Madhe, e pret burgimi i përjetshëm.

Veritas.com.al/