“Ti vjen këtu dhe ekzaktësisht duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi nga i cili do që të distancohesh. Ti je karikaturë e atij llumi. Ti duhet të Rilindësh”.

Kanë qenë këto fjalët e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama, të enjten e 28 tetorit, në seancën plenare të Kuvendit, ndaj kryedemokratit Basha.

Sa i përket Partisë Demokratike, kryeministri ka thënë se “nuk jam i shqetësuar për PD-në, vetëm kur ti më fton ta bëj këtë gjë”.

Qe pas perjashtimit te ish kryetarit SAli Berisha, nga ana e kryedemojkratit Basha ka pasur nje sere replikash kundret Berishes.

Berisha kërkon mbledhjen e Kuvendit të PD-së.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit ka rikonfirmuar se nuk do të ketë një mbledhje të Kuvendit të PD-së, sic eshte thene nga ish-lideri Sali Berisha.

Duke replikuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ai ka theksuar se “demokratët nuk do të kthehen pas”.

“Mua do të më kesh përballë dhe jo Sali Berishën, mua që të munda në 2011”, tha Basha drejtuar Ramës.

Me 26 tetor Sali Berisha shpalli kandidaturen per kryetar te PD

“Natyrisht që do hapim një garë, në të cilën garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë, do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha”, vetëdeklaroi Berisha.

Në këtë mënyrë ai ka theksuar se, PD-ja nuk do të ketë një kryetar tjetër për momentin.

Sa i përket akuzave të Ramës për mostakim të demokratëve nga ana e Bashës, ky i fundit i ka kujtuar Ramës foltoren.

“ E ke hallin te PD-ja? Thuaj më ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Shko edhe ti në foltore dhe bëni trekëndëshin Bermudës”, ka finalizuar Basha deklaratën e tij.

Procesi i rindërtimit

Replika Rama-Basha ka pasur edhe për procesin e rindërtimit.

Duke iu kthyer përgjigje akuzave ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, kryeqeveritari  tha se fondet e vëna në dispozicion për rindërtim e shkollave, nga Bashkimi Evropian (BE), në raport me fondet e vëna në dispozicion për rindërtimin e shkollave nga qeveria, janë “më të larta” se sa fondet e qeverisë.

Po ashtu, shpjegoi se të gjitha shpenzimet e qeverisë për shkollat, në aspektin e kostos, “janë më të ulëta” se sa investimet e bëra, po në aspektin e kostos, se investimet e BE-së, për të njëjtat standarde dhe kritere.

Gjithashtu ka shprehur dhe mirënjohjen ndaj partnerëve që kanë kontribuar në ringritjen e Shqipërisë, pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit.

Vettingu i politikanëve

Ndërsa për vettingun e politikanëve, i pari i qeverisë e ftoi Bashën “ta diskutojmë siç meriton të diskutohet”, me ekspertët “tuaj” dhe me “tanët”.

“Nëse na del që kjo nismë është shpëtimtare për vendin, do ta votojmë. Çdo gjë që u shërben qytetarëve, e votojmë”, tha ai.

Përveçse nga foltorja e Kuvendit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pranoi për herë të parë se do të ulet në tryezë me opozitën – për vetting-un e politikanëve, edhe pas përfundimit të mbledhjes me krerët e degëve të Partisë Socialiste.

“Do të ulemi në tryezë, do të japim gjithë disponimin për të dëgjuar, do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve tanë të fushës dhe do arrijmë në konkluzione në mënyrë sa më civile”, theksoi Rama nga selia rozë, të mërkurën e 27 tetorit.

Ai nënvizoi se kjo është një qasje e kahershme e tij, që flet për cilësinë e demokracisë së një vendi.

Çfarë kërkon PD-ja?

Më 20 tetor, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht tre amendamentet kushtetuese në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Propozimi i tretë i PD-së në amendamentet e saj ka të bëjë me vetting-un e politikanëve.

“Koncepti i 2018-ës për ta pastruar Kuvendin nga politikanë që lidhen me krimin, është objektiv edhe sot, por ka një ndryshim themelor”, tha Basha.

Një pikë tjetër e shtuar në Kushtetutë, sipas amendamentit, është ajo për pastërtinë e figurës nga ana e krimit.

“Funksionarët publikë plotësojnë dhe i dorëzojnë SPAK-ut një deklaratë të detajuar për figurën e tyre që mbulon një periudhë 10 vjet përpara deri më datën e deklarimit, sipas ligjit”.  /Albanianpost.com