Gjatë vizitës së djeshme të Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri Kryeministri Rama i ka dhuruar atij një vazo të cilën e ka bërë vetë. Rama ka postuar sot në mëngjes një video ku i prezanton presidentit turk veprën e tij të artit.

“E kam bërë vetë me këto 2 duar, jam artist serioz unë. Duhet të shkojë në shtëpi kjo vazo, sepse kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim sesa ju”, i thotë Rama

“Do ta vendos në vendin më të mirë në shtëpi”, i kthen Erdogan i cili nga ana e tij i dhuron një vazo tradicionale turke.

“Punë dore nga Sarajet e Beshiktashit, është prodhim i ynë, i Turqisë”, tha Erdogan.