Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Ballkani është një hallkë e dobët dhe delikate, duke marrë parasysh agresionin rus në Ukrainë.

Edhe pse, me Finlandën, Shqipëria është në një front të përbashkët kundër agresionit rus.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen finlandeze, Sanna Marin, të martën e 21 qershorit.

Sanna Marin është duke zhvilluar një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor.

Më tej, kryeministri tha se, kur vendet e tjera “bënin bishta”, përdorte shembullin e Finlandës për mbështetjen ndaj Shqipërisë.

Finlanda, shtoi Rama, duke qenë një vend që ka nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë, ka një zë të respektueshëm.

Kjo, për të kuptuar sa e rëndësishme është rezistenca.

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi se, gjatë bisedimeve, nuk pret asgjë të re nga zhvillimet sa i takon hapjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.

Qeveria shqiptare ishte nga të parat vende të NATO-s, e cila miratoi në parim protokollet e aderimit në Aleancën për Finlandën dhe Suedinë.

Lajmin e bëri të ditur asokohe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Ky zhvillim forcon sigurinë në hapësirën euro-atlantike dhe vetë bashkëpunimin NATO-BE”, do të shprehej Xhaçka.

Sipas saj, vendimi ka një rëndësi të veçantë dhe vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus në Ukrainë.

Vetë fakti se ato me traditë të gjatë neutraliteti flet qartë për llojin e kërcënimit.

“Fakti që Finlanda dhe Suedia duan të anëtarësohen në NATO, flet qartë për nivelin e kërcënimit me të cilin përballet sot Evropa”.

Për ministren, kjo tregon edhe besimin që gëzon NATO, në garantimin e sigurisë kolektive të çdo vendi anëtar.