Kryeministri Edi Rama kaudhëtuar  sot në Francë dhe është takuar me Presidentin francez, Emmanuel Macron për një drekë pune.

Macron e ka pritur kryeministrin Rama në pallatin Élysée, ku do të zhvillojnë një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe për situatën në rajonin tonë. Ka qenë Rama i cili me ka publikuar video me momentin kur ka mbërritur në Élysée, ku është pritur nga Macron me një shtrëngim duarsh e shumë ngrohtësi.

Faqja zyrtare e Presidencës franceze, njoftoi dje takimin dy palësh mes Macron dhe Ramës, ndërsa u mësua se vizita e kryeministrit në Francë do të zgjasë vetëm një ditë.

Kujtojmë se takimi i fundit i kryeministrit Rama në Francë daton më 15 maj të vitit  2018.