“Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, para pak minutash.

Kryeministri ka deklaruar më herët se të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, për të vijuar më pas me mësuesit, policët dhe moshat madhore mbi 75 vjeç.

Kujtojmë se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina antiCovid të Pfizer-it, nga kompania BioNTech, teksa vijojnë bisedimet me AstraZeneca-n dhe Moderna-n. Vaksinimi do të nisë ditën e nesërme, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

VERITAS.COM.AL