Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të një personi të dyshuar si autor i atentatit në Durrës, Redjan Rraja, ku mbeti i plagosur Prokurori i këtij qyteti, Arjan Ndoja.

“Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit”, shkruan Rama në Tëitter.

Kryeministri paralajmëroi edhe masa speciale kundër grupit që ai e ka quajtur KÇK (kap çfarë të kapësh), në të cilin ka futur, siç ka thënë ai, “prokurorët që nuk e kanë kaluar vetting-un, që e dinë se nuk do ta kalojnë vetting-un”.

“Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetting-u”, shkroi Rama.

Për ngjarjen, Policia ka arrestuar deri tani një person të dyshuar si autor, 34-vjeçarin Redjan Rrahja.

Veritas.com.al/