Kryeministri Edi Rama deklaroi se Reatri i Ri do të ndërtohet mbi gjurmët e godinës së vjetër, atje ku është historia e tij.

Në një intervistë për ‘News24’ kreu i qeverisë theksoi se pavarësisht faktit se do të merren mendime, vendimi i takon qeverisë. Sipas tij, një grup i vogël njerëzisht nuk mund të shantazhojë shumicën.

 “Po pse tek bulevardi dhe jo tek Kodra e Diellit??! Po Pse te Piramida. Unë mendoj se të gjithë duhet të japim nga një mendim. Por në fund i marrin vendimet ata që zbatojnë vendime. Pasi demokracia është pjesëmarrje në debat, por jo imponim tiranik me kërcënime me shantazhe dhe me dhunë, i një pakice. Teatri kombëtar do të ndërtohet aty ku është ndërtuar historia e tij, në zemër të Tiranës. Pasi është në zemër të Tiranës ku kemi mundësi që ta ndërtojmë. Dhe jo për të shkuar tek Kodra e Diellit, apo prapa diellit. Ata që thonë kështu, nuk kanë shkuar kurrë në teatër. Ata gjetën teatrin për të zhvilluar një shfaqje politike të radhës. Edhe kur ka lodra kalamajsh ka shfaqje të tilla. Edhe kur ka plane të tilla zhvillimi, këta kanë nevojë për një vend për shfaqjen e tyte. Teatri i tyre mund të vazhdojë, por jo më me teatrin.”, pohoi Rama.
VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.