THOMAS D. WILLIAMS, PH.D.

ROME – Ish sekretari kombëtar i Radikalëve Italianë ka konfirmuar se partia e tij ka marrë 298,000 dollarë në 2017 nga fondacionet e Shoqërisë së Hapur të George Soros me qëllim të promovimit të emigracionit ndërkombëtar.

Riccardo Magi, ish sekretari i partisë Radikale globaliste te Emma Boninos dhe tani zevendes i “+ Europa”, tha se financimi erdhi nga multi-miliarderi “për të promovuar një reformë të gjerë të ligjeve Italiane të emigracionit përmes nismave që synojnë ofrimin e ndihmës për emigrantët dhe avancimin e mirëqenies se tyre sociale ”.

Në thelb,raportojne mediat italiane, fondet kishin për qëllim të siguronin 90 mijë nënshkrime të domosdoshme për të garantuar përparimin e një projekt-ligji të emigracionit të titulluar “Unë isha nje i huaj – njerëzimi po bën mirë”.

“Bossi-Fini”, tha Magi duke iu referuar ligjit aktual të emigracionit të Italisë, “ka prodhuar gjysëm miliardë punëtorë të parregullt në Itali. Me ligjin tonë, të paraqitur në fund të legjislaturës së fundit, por ende të pa vënë ne tryezë, kërkojmë që të ketë kanale të rregullta hyrëse, duam të përputhim oferten dhe kërkesën për punë. ”

“Eshtë urgjente për të rregulluar dhe integruar të huajt, unë nuk po flas për amnisti, padyshim,” tha zoti Magi. “Njerëzit po perpiqen te kapen pas spektrit te Soros dhe nuk shohin se cilat janë forcat e vërteta antidemokratike në Itali.”

“Salvini kishte thënë se në 5 vjet do të kishte riatdhesuar 500,000 emigrantë të parregullt: në fakt, në vetëm një vit ai riatdhesoi vetëm 5,000,” shtoi Magi. “Pra, çfarë duam të bëjmë? Pse të mos bejmë emigrant te rregullt dikë që ka një punëdhënës të gatshëm ta punësojë? ”

Eurodeputeti tha që ai ishte krenar të merrte fonde nga Soros, duke insistuar se është shumë më mirë sesa të jesh mik me kryeministrin hungarez Viktor Orbán.

“Shumë më mirë të marrësh mbështetje nga Soros sesa të jesh mik me Orbán,” tha Magi.

“Unë e pranoj plotësisht financimin e marrë, është një cështje krenarie,” tha ai. “Të tjerët, si Lega, duket se kanë përfituar nga fondet klandestine te emisarëve Rusë.E jona ishte një operacion në dritën e diellit;gjithshka është e justifikuar. ”

Pavarësisht nga madhësia e shumave të marra nga radikalët, financimi përfaqëson vetëm një pjesë të investimeve të Soros për emigracionin në Itali.

Në vetëm një vit (2017-2018), shpërndarësi i majtë u dha një total prej 8.5 milion dollarë partive politike, shoqatave dhe OJQ-ve që veprojnë në Itali për të përparuar axhendën e tij të emigracionit, raporton shteti.

Veritas.com.al/