Kreytari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, briefly, ka njoftuar se fton në takim kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me axhendë miratimin në Kuvend të reformës në Drejtësi.

Ftesa i është dërguar kryetarit të PD, Basha, njoftoi kryetari i Kuvendit.

Kërkesa e Ilir Metës për t’u takuar me Lulzim Bashën, një kundërshtar politik që Meta e ka nënvlerësuar shpesh herë, erdhi menjëherë pasi kryetari i Kuvendit u takua me ambasadorin e SHBA, Lu dhe ambasadoren e BE, Vlahutin.

Përvecc kësaj, atmosferën e ftesës së kryetarit të Kuvendit, e kanë shoqëruar disa rryma të reja. Në një mënyrë të papritur Kuvendi u tërhoq nga planifikimi tinzar i kalendarit 3 javor të Kuvendit duke planifikuar draftin e Reformës në fshehtësi të opozitës. Kryetari i grupit parlamentar të LSI deklaroi se ky ishte një lapus.

Pak para takimit të Metës me ambasadorët, media kishte transmetuar deklaratat e kryeministrit dhe të ambasadorëve se “vota ësjhtë përgjegjësi individuale”, duke u lexuar kjo si “leje për të blerë deputetë” që të votojnë draftin. Me sa duket, ky variant është rrëzuar, përderisa u konsiderua e domosdoshme pjesëmarrja e opozitës dhe takimi me kryetarin e PD.

Takimi kërkohet në momentin kur kryeministri Rama nuk ndodhet në Shqipëri; ai po merr pjesë në Euro 2016

 

Ftesa që Ilir Meta i ka dërguar Lulzim Bashës thekson se takimi duhet të mbahet deri ditën e hënë. Fjalë për fjalë thuhet se “ftesa është e vlefshme deri të hënën”. Me qëllim që t’i shmangej keqkuptimit për prsion, Meta bëri këtë sqarim: “një kufizim në kohë deri ditën e hënë, është për shkak të kohës së humbur për të miratuar këtë reformë”.

Akoma nuk ka ndonjë reagim nga zyra e Partisë Demokratike.