Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura të shiut gjatë ditës së sotme.

Kjo situatë ka zbrazur plazhin e Shëngjit dhe pjesa më e madhe e pushuesve janë larguar nga bregdeti, e për rrjedhojë është krijuar trafik i rënduar dhe kaos në lëvizje.

Segmentet më problematike janë rruga e Shëngjinit dhe segmenti Milot-Balldre.