Sot Rithemelimi ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku do të zgjidhen anëtarët e kryesisë. Emrat e 47 kandidatëve, të cilët u bënë publike një ditë më parë do t’i propozohen Këshillit Kombëtar për votim. Nga këta 47, vetëm 20 do të zgjidhen! Në rend të ditës së punimeve përveç zgjedhjes së Kryesisë së PD, do të jenë dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

Në fjalën e tij kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se është plotësuar kuorumi për të mbledhur këshillin, pasi 200 anëtarë janë të pranishëm në sallë. E pranishme në mbledhjen e këshillit ishte edhe Ina Zhupa, e cila është kandidate për kryesinë. Ajo që vihet re është mungesa e emrit të Albana Vokshit si kandidate për kryesinë.

Rithemelimi njofton se çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje. Numërimi i votave do të bëhet elektronikisht. Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Ajo që bie në sy në listë është rikthimi i Jozefina Topallit, Arben Imamit, Genc Pollos, Bujar Nishanit dhe Florion Mimës. Ndërsa Ina Zhupa dhe Kasem Mahmutaj janë të vetmit deputetë që iu bashkuan Komisionit të Rithemelimit në Kuvendin e 30 prillit. Por mungon emri i Albana Vokshit, me te preferuares nga Berisha.

Kandidatët për Kryesinë e PD-së

1 AGRON SHEHAJ
2 ALBINA DEDA
3 ALDO BUMCI
4 ARBEN IMAMI
5 ARBEN RISTANI
6 BARDH SPAHIA
7 BEDRI BLLOSHMI
8 BELIND KELLICI
9 BLEDI KASMI
10 BLENDI HIMCI
11 BUJAR NISHANI
12 CLIRIM GJATA
13 EDITH HARXHI
14 EDMOMD SPAHO
15 ELDA HOTI
16 ELEINA QIRICI
17 ENDIRA BUSHATI
18 ENNO BOZDO
19 ERALD KAPRI
20 ERVIN MINAROLLI
21 FATBARDHA KADIU
22 FLAMUR NOKA
23 FLORIANA GARO
24 FLORION MIMA
25 GENC DEROMEMAJ
26 GENC POLLO
27 GENT STRAZIMIRI
28 GRIGELS MUCOLLARI
29 INA ZHUPA
30 INDRIT HOXHA
31 ISUF CELA
32 IVI KASO
33 JOZEFINA TOPALLI
34 KASEM MAHMUTAJ
35 KELTIS KRUJA
36 KLEVIS BALLIU
37 LEDIANA FRATARI
38 LEDINA MANDIJA
39 LILJANA ELMAZI
40 LORENC LUKA
41 LUAN BACI
42 LUCIANO BOCI
43 MIMOZA HAJDARMATAJ
44 MIRELA TABAKU
45 OERD BYLYKBASHI
46 SORINA KOTI
47 TRITAN SHEHU