Deputetja demokrate, Rudina Hajdari shkruan në një postim në Facebook se duhet një “shkollë politike” mbi ndryshimin e sistemit për kryetarët e partive kryesore që sipas saj, ata të bien me këmbë në tokë.

Ndërsa thekson se këtë herë marrëveshja nuk e shpëton opozitën joparlamentare. Sipas saj Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Ajo thotë se kreu i Partisë Demokratike do të bëjë një tjetër marrëveshje me kryeministrin Rama.

“Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë.

Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare. Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm”, shkruan Hajdari në Facebook.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.