Veritas
  • Kreu
  • Lajme
  • Analizë
  • Politikë
  • Biznes
  • Bota
  • Arte
  • Shkencë
  • Life
  • Style
  • Sport
  • Foto
  • Video
09 Nën 2024

Videoskandali / “Biznese dhe para për fëmijët e tyre, si e korruptoi Beccheti Gjykatën e Arbitrazhit”

 

Francesco Becchetti investoi shuma të mëdha parash për të krijuar mundësi biznesi për njerëzit pranë anëtarëve të arbitrazhit, në këmbim që këta të fundit, të zgjidhnin një president në favor të tij, në arbitrazhin kundër shtetit shqiptar.

Skandalin e nxjerr në dritë një videoregjistrim ku rrëfehet një nga bashkëpunëtorët e Becchetit, Marco Giontella.

Giontella tregon me zë dhe me figurë se si Beccheti dhe miqtë e tij, pasi kishin ndikuar në emërimin e dy gjyqtarëve të paracaktuar prej tyre, iu afruan sekretarin të institucionit të arbitrazhit, i cili kishte rolin e tij për të përzgjedhur gjyqtarin e tretë.

Me paratë e tij, Becheti u krijonte biznese dhe startupe fëmijëve të njerëzve kyç në arbitrazh, kryesisht në fushën e energjisë.

Biznesmeni që sot kërkon 100 milionë euro nga Shqipëria, i paramendonte qëllimisht skemat e arbitrazhit për t’i fituar më pas përmes lidhjeve korruptive.

Biseda e regjistruar:

Agent: Le të kuptoj drejt. Sekretari i përgjithshëm i ICC-së, ose, nga ajo që kuptova sot, sekretari i institucionit të arbitrazhit zgjedh të tretin (gjyqtarin).

Mr Giontella: Po.

Agent: Presidentin.

Mr Giontella: Po.

Agent: Si e siguroi klienti juaj që ky sekretar i institucionit të arbitrazhit zgjodhi presidentin që ai donte? Njërin ose dy.

Mr Giontella: Sepse ata kishin kontakte.

Agent: Me…

Mr Giontella: Po.

Agent: Jo, me…

Mr Giontella: Me miqtë e tij.

Agent: Me miqtë e sekretarit?

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Të institucionit?

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Të institucionit të arbitrazhit?

Mr Giontella: Po, po, po.

Agent: Pra, ai njeh dikë që njeh sekretarin e…

Mr Giontella: Miqtë e tij.

Agent: Miqtë e tij, ai i njeh.

Mr Giontella: Po.

Agent: Dhe ai zgjodhi për llogari të klientit tuaj.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Njërin dhe dy? Njërin ose dy?

Mr Giontella: Dhe jo tre dhe katër.

Agent: Jo tre dhe katër.

Mr Giontella: Dhe jo tre dhe katër.

Agent: Dhe njërin dhe dy, e njohin klientin tuaj? Janë, ata…

Mr Giontella: Një dhe dy.

Agent: Janë miq, mbështesin njëri-tjetrin?

Mr Giontella: Po, mbështesin. Mbështesin.

Agent: Dhe miqtë e sekretarit të institucionit të arbitrazhit?

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Si do ta bënin këtë? Po ata, gjithashtu kanë një marrëdhënie?

Mr Giontella: Vetëm marrëdhënie. Vetëm. Vetëm.

Agent: Dhe, a do të ishte gjithashtu duke u dhënë atyre?

Mr Giontella: Shiko, 200 milionë që ata fituan dhe Deutsche Bank i pagoi.

Agent: Nga Deutsche Bank, po.

Mr Giontella: Gjysma, janë përdorur, janë përdorur për të ndërtuar arbitrazhin tjetër. Për të ndërtuar.

Agent: Marrëdhënien.

Mr Giontella: Mundësinë dhe marrëdhënien, për ta menaxhuar.

Mr Giontella: Po, ai ka investuar shumë para për të krijuar mundësi biznesi për asociatët e komiteteve të institucionit të arbitrazhit, për të siguruar ndikim mbi përzgjedhjen e një presidenti të favorshëm. Por, për të dhënë punë, duhet të krijosh diçka. Sepse nuk mund të japësh punë pa krijuar mundësi. Duhet të krijosh mundësi pune. Dhe për të krijuar këtë mundësi, ai ka investuar shumë para.

Agent: Po, më jep një shembull. Çfarë mundësie? Çfarë ke në mendje?

Mr Giontella: Po. Mundësi, do të thotë të krijosh një aktivitet. Një aktivitet që të mundësojë që fëmijët e këtyre njerëzve të nisin këtë aktivitet.

Agent: Pra, si një aktivitet fillestar?

Mr Giontella: Po. Si një…, po, po, po.

Agent: Pra, ai i përdori.

Mr Giontella: Sepse është një person që punon me energji dhe energji të gjelbra, ose me lloj-lloj energjish. Dhe ata kanë shumë iniciativa, start-up, teknologji të re.

Agent: Pra, i vendosi ata para një prej iniciativave të tij.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Si përfaqësues të parë.

Mr Giontella: Po, po, po.

Agent: Ku ata mund të bëjnë para.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Dhe ata janë fëmijët e njerëzve që ai njeh.

Mr Giontella: Po, të njerëzve, po.

Agent: Që njohin sekretarin e institucionit të arbitrazhit.

Mr Giontella: Po, po, po, po.

Agent: Kush arriti?

Mr Giontella: Pra, kontakti ishte…

Agent: Përmes atyre.

Mr Giontella: Po.

Agent: Dhe ai emëroi një dhe dy.

Mr Giontella: Po, po.

Agent: Të cilët ai i njihte më parë, të cilët kishin një marrëdhënie.

Mr Giontella: Po. Po, kjo është. Kjo është.

Agent: Dhe fondi, natyrisht, kështu fitojnë para. Por nëse… ju… klienti juaj, në këtë rast, është në gjendje të zgjedhë arbitrin. Pra, natyrisht, të gjithë mund të zgjedhin arbitrin, por sigurisht që bëhet e mundur që ai të jetë në anën e tij, apo jo? Nuk është vetëm marrëdhënie, apo jo?

Etiketa:

  • Becchetti
  • Më tepër

  • Janë nis trimat nëpër Jutbinë të rrahin popullin në Tiranë
  • Anëtarësimi në BE, Rama: Jemi më afër se asnjëherë, vitin e ardhshëm pritet të nisë përgatitja e traktatit
  • Marta Kos: Shqipëria drejt fazës vendimtare të integrimit në BE, kushti për mbylljen e negociatave janë reformat
  • Miratohet gjobitja e protestuesve, pezullohet vetëm bllokimi i rrugëve, nenet e tjerë në fuqi.
  • Kuvendi miraton Buxhetin 2027 dhe paketën fiskale, kalojnë edhe projektligjet për kriptoasetet e donacionet
  • “Shqipëria përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes”, Marta Kos: Ka vënë në zbatim 80 % të reformave
  • Marta Kos: Më shumë Europë para anëtarësimit, Ballkani Perëndimor të përfitojë nga tregu i përbashkët
  • “Moment vendimtar për Ballkanin”, Rama: Integrimi në BE nuk mund të presë deri në anëtarësim
  • “Integrimi në BE, bekim për ne”, Rama falënderon Marta Kos: Ka qenë një zë i fortë për Ballkanin Perëndimor
  • Buxheti i BE përplas liderët në Bruksel, kërcënime me veto dhe bojkot takimesh, kompromisi shtyhet për dhjetorin
  • Të ngjashme

    Komunizmi rri pas dere dhe përgjon kriza
    Poshtërimi i bostanit dhe Irfanit
    Popujt para gjyqit

    Më të lexuarat

    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Breaking | 78 270 | |
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Shëndet | 77 950 | |
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të zotit Junker ndaj mediave evropiane.
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të z ...
    Breaking | 68 642 | |
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër me Amerikën e Donald Trump.
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër ...
    Bota | 61 165 | |
    Disa fakte pёr Groenlandёn
    Disa fakte pёr Groenlandёn
    Bota | 29 095 | |

    na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2026 Veritas. All rights reserved

     

     

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]


     

    Analizë

  • Report plus
  • Dosier
  • Koment
  • Profil
  • Editorial
  • Media
  • Intervistë
  • Pikëpamje
  • Letra Editorit
  • Arte

  • Art
  • Filmi
  • Libri
  • Stil
  • Showbiz
  • Traditë
  • Revista
  • Spektakli
  • Biznes

  • Treg
  • Finance
  • Paraja
  • Turizëm
  • Bota

  • Zgjedhjet në Amerikë
  • Euroazi
  • Ballkani
  • Europa
  • Amerika
  • Lindja e Mesme
  • Administrata e re Trump
  • Inaugurimi i presidentit Trump
  • Shtëpia e Bardhë
  • Azia
  • G20
  • SHBA- RUSI
  • Lajme

  • Lajm në thellësi
  • Raport Special
  • Breaking
  • Soft News
  • Funny Story
  • Info Cafe
  • Life

  • Shëndet
  • Këshilla për jetën
  • Entertainment
  • Te çuditshme
  • Besimet
  • Weekend
  • Politikë

  • Fakti i ditës
  • Vendi
  • Europa
  • Zgjedhjet...
  • Parlament
  • Ligjet
  • Bashkimi Europian- BE
  • Kriza
  • Qeveria
  • Opozita
  • Shkencë

  • Teknologji
  • Mjedis
  • Novacion
  • Mobile
  • Weather
  • Sport

  • Vendi
  • Bota
  • Style

  • Trupi
  • Games & Puzzles
  • na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2026 Veritas. All rights reserved

     

     

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]