Zëvendëskryeministri kthehet për të folur për Rusinë dhe shpreson për një takim Putin-Trump në Itali si  ai i Helsinkit. 

Nga: Renato Zuccheri/

Matteo Salvini kthehet për të folur për Vladimir Putinin në një intervistë me gazetën Il Foglio.

“Unë mendoj se sot armiku nuk është Rusia, por ekstremizmi islamik, fanatizmi, prandaj vendosja e tankeve dhe burrave në kufirin me Rusinë, më duket pak produktive”. Një frazë që na sjell përsëri në aktualitet, me ushtrimet e NATO-s në kufirin me Rusinë, ne Gjeorgji dhe atë zgjerim në Lindje që preokupon Kremlinin.

Salvini kurrë nuk e ka mohuar se sheh te Putin dhe Rusia një partner dhe jo një armik, siç eshte konsideruar nga shumë parti tradicionale të Bashkimit Evropian. Dhe konfirmon marrëveshjen e nënshkruar midis Lega dhe Rusisë së bashkuar, partia e presidentit rus. “Nuk është e vetmja. I kemi përcaktuar edhe me lëvizjet franceze, austriake, belge, holandeze, të gjitha në dritën e diellit”.

ZvKryeministri italian kthehet me këtë rast mbi temën e profileve të dyshuara Twitter të krijuara posaçërisht për të mbështetur Lega-n dhe Movimento Cinque Stele gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 4 marsit. Për Salvinin, akuza të caktuara janë “fregnacce”. “Ne – thotë Ministri i Brendshëm – zgjedhjet i fitojmë  gjithsesi, nuk kemi nevojë për llogari të rreme”.

Dhe në lidhje me ekuilibrin e Italisë ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, Salvini kujton se vendi ynë është “pjesë e Aleancës Atlantike dhe ne jemi të lidhur qartë me fuqitë perëndimore” por shton gjithashtu se “Në vitin 2018 duhet të llogarisim nëse ka aleanca offensive ose defensivë, cilët janë armiqtë “. Me një urim përfundimtar: “Do të me pëlqente qe te mbahej edhe ne Itali një takim Trump-Putin siç ndodhi në Helsinki”.

Një urim që tregon, edhe një herë, dizenjon e qeverisë së Giuseppe Conte-s për te qenë urë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Veritas.com.al/