Të shtunën e ardhshme, në Milano, mbledhja e madhe sovraniste. Macron punon në një pol anti populist. Debati ne PPE për aleancat.

Nga: Andrea Indini /

Pas dy javësh do të dimë ngjyrën e re të parlamentit të Strasburgut. Asnjëherë si sot zgjedhjet evropiane mund të thyejnë barrierën dhe të hapin dyert e pushtetit ndaj lëvizjeve sovraniste dhe partive të djathta që në pikën e parë të programit të tyre kanë vullnetin e fortë për të ndryshuar këtë Bashkim Evropian që deri tani ka prodhuar shumë fatkeqësi.

“Këtë herë jemi ne partia e parë në Evropë“, tha dje mbrëma Matteo Salvini, duke mbyllur një takim elektoral në Albenga. Udhëheqësi i Lidhjes Veriore është gati të udhëheqë një koalicion të gjere që varion nga francezët e Rassemblement National te gjermanët e Alternative für Deutschland. “Ose e shpëtojmë Evropën tani ose fëmijëve u leme një shtet islamik bazuar mbi frikën dhe pasigurinë “.

Sfida e sovranistëve

“Këtë herë – ka vërejtur Salvinido të jene të tjerët qe do të vijnë në Milano“. Takimi është për të shtunën e ardhshme, në orën 3 në Piazza del Duomo në Milano. Kushdo që po organizon manifestimin në rrugën “Bellerio”,llogarit se do vijne të paktën 100 mijë njerëz. Përveç Salvinit dhe Marine Le Pen, do të jenë të pranishme të gjitha forcat kryesore sovraniste që i janë bashkuar grupit në të cilin ka aderuar edhe Lega:Evropa e Kombeve dhe e Lirisë. “Nëse Lega fiton në Evropë, për zotërinjtë e Brukselit dhurata e Perëndisë ka përfunduar”, ka vazhduar të përsërisë ministri I brendshëm nga një shesh në tjetrin. Megjithëse në ditët e fundit kanë regjistruar një rënie të lehtë, të gjithë sondazhistet janë dakort që ta vendosin Carroccion në një distancë midis 31 dhe 33% të konsenseve. “Më 26 maj rimarrim Vendin tonë,” ka thene dje pasdite në Aleksandria. Pastaj nga Albenga ka nisur ultimatumin tek votuesit italiane: “Ose Evropën e shpëtojmë tani ose fëmijëve i lëmë një shtet islamik bazuar mbi frikën dhe mbi pasigurinë. Dhe unë dua një brez që të jetë i lirë dhe krenar”.

Aleancat e socialistëve

Çdo gjë do të varet nga aleancat që do të ngushtohen te nesërmen pas votimit. “Gara ime nuk është me qendrën e djathtë, por me të majtën, me PD“, shpjegonte ne ditet e shkuara vetë Salvini gjatë një manifestimi në Catanzaro. “Kundërshtarët e mi janë në të majtën,nuk janë në shtëpinë time“. Dhe tek e majta po organizohen tashmë për të krijuar një aleancë që shkon nga Emmanuel Macron te Alexis Tsipras për “të ndërtuar një Evropë anti-sovraniste”. Pasi ka shpallur ditët e fundit, aderimin në manifestin “Për një Rilindje Europiane”, dje, Matteo Renzi ka publikuar një video në mbështetje të En Marche! Të martën e ardhshme, siç raportohet nga Repubblica, Nicola Zingaretti do të presë në Romë Franz Timmermans, kandidatin socialist për karrigen që sot e mban Jean-Claude Juncker. Por ideja e Macron është për të kaluar Alde-n për tu hapur ndaj forcave si Pd, Spanjollët e Ciudadanos, belgët e Lëvizjes Reformatore të ish-kryeministrit Michel dhe gjermanët e Fdp.

Debati midis populloreve

Edhe midis populloreve, debati mbi aleancat është i gjithi i hapur. Ai qe e ndezi ishte Viktor Orbaan, gjilpëra e mundshme e peshores së aseteve te ardhshme te Europës. Në fillim të majit, kryeministri hungarez, i pezulluar nga PPE se ka shprehur kritikat e tij ndaj këtij Bashkimi Evropian, ka çuar Salvinin në Roeshke, në kufirin me Serbinë, për t’i treguar atij se si e mbron kufirin nga hyrja ilegale e emigrantëve. Legisti do ta dëshironte atë me Legen në grupin e Evropës së Kombeve dhe Lirisë, por për momentin ai heziton. Kush është fuqimisht kundër një aleance midis populloreve dhe sovranisteve është padyshim Angela Merkel, ndërsa për Silvio Berluskonin është absolutisht e nevojshme “të largohemi nga aleanca me të majtën, që e ka çuar këtë Evropë te jete Evropa jo e popujve por e burokratëve te Brukselit , të llogaritarëve, të kursimit “. “PPE duhet të konvergojë me liberalët, me konservatorët dhe gjithashtu me të ashtuquajturit sovranistë“, ka shpjeguar kavalieri duke hipotetizuar, në një intervistë për Stampa, një pol që natyrisht do të përjashtonte “vetëm forcat e ekstremit të djathte autoritare apo antisemitiste” .

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.