3 dhjetor (UPI) – Samiti tjetër ekonomik i Grupit te Shtatëve – i ftuar nga Shtetet e Bashkuara – do të organizohet në strehën presidenciale në Camp David, tha të martën Presidenti Donald Trump.

Në samitin e NATO-s në Londër, Trump tha se takimet e qershorit 2020 do të mbahen në rezidencën në Maryland të lokalizuar 60 milje në veri-perëndim të Uashington D.C., që e merr emrin nga djali i ish-Presidentit Dwight Eisenhower.

Camp David është zgjedhja e dytë e Trump për eventin, pasi planet u prishën në tetor për të pritur lideret nga Britania, Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian në resortin e tij të golfit pranë Miamit – një vend që tërhoqi kritika të konsiderueshme.

“Do të jetë në Camp David, që është një vend që njerëzit e pëlqejnë,” u tha Trump gazetarëve. “Është këtu afër, është afër. Ne do ti japim akses vërtet të madh shtypit. ”

Trump e hodhi idenë e Camp David në Tetor kur ai njoftoi se resorti i tij në Florida nuk do të mbajë më samitin.

Trump së fundi ka mbajtur një festë të 10 vjetorit të vajzës Ivanka Trump me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner në Camp David.