CHARLIE SPIERING

Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në fund të qershorit me planet për t’u rikthyer në Arkansas.

Pas njoftimit të lajmit në Twitter, Presidenti Trump e thirri Sanders deri në podium gjatë një eventi të Shtëpisë së Bardhë në Dhomën e Lindjes për ta falënderuar atë për shërbimin e saj.

“Ajo ka bërë një punë të pabesueshme dhe kemi kaluar shumë gjera së bashku dhe është e fortë, është e zonja”, tha ai ndërsa dhoma duartrokiste .

“Ajo është një person i veçantë, një grua shumë- shumë e bukur. Ka qenë fantastike, “ka vazhduar Trump. “Ajo ka një zemër të tillë. Është e fortë, por me një zemër të madhe, të madhe “.

Trump ka shtuar me lehtësi se ai donte që ajo të garonte për guvernatore të Arkansasit.

“Nëse arrijmë ta bëjmë të garoje për guvernatorin e Arkansasit, mendoj se ajo do ta bëjë shumë mirë”, tha ai ndërsa audienca qeshte. “Dhe jam duke u përpjekur për ta bindur për ta bërë.”

Sanders gjithashtu foli, duke falënderuar presidentin për pozicionin e saj.

“Ky ka qenë nderi i një jete te tere, mundësia e gjithë jetës. Unë nuk mund të jem më shume se krenare që kam pasur mundësinë për t’i shërbyer vendit tim dhe veçanërisht për të punuar për këtë president “, tha ajo.

Sanders tha se mezi priste të shpenzonte më shumë kohë me familjen dhe fëmijët e saj, por ajo do ta bente “thesar” kohën e saj kaluar në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë “një nga punët më të mëdha që mund të kishte ndonjëherë”.

“Ndërkohë, do të vazhdoj të jem një nga mbështetëset më të sinqerta dhe besnike të Presidentit dhe agjendës së tij. Dhe e di se ai do të ketë akoma edhe gjashtë vjet të pabesueshëm, “tha ajo.

Trump përqafoi Sanders dhe shtoi: “Ajo është një luftëtare. Faleminderit, Sarah, shumë. ”

Presidenti e hodhi lajmin në Twitter të enjten pasdite.

“Pas 3 vjet e gjysmë, e mrekullueshmja jone Sarah Huckabee Sanders do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në fund të muajit dhe do të shkoje në shtëpi në Shtetin e Madh të Arkansasit,” shkroi ai.

Një anëtare e fushatës së Trump 2016, Sanders hyri në Shtëpinë e Bardhë si Zëvendës Sekretare e Shtypit para se të marrë detyrën si Sekretare e Shtypit në korrik 2017, pasi Sean Spicer dha dorëheqjen.

Presidenti vlerësoi Sanders për shërbimin e saj në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo është një person shumë i veçantë me talente të jashtëzakonshme, qe ka bërë një punë të pabesueshme!”

Trump gjithashtu rekomandoi një punë të ardhshme për Sanders.

“Unë shpresoj qe ajo të vendosë të kandidojë për Guvernatorin e Arkansasit – ajo do të ishte fantastike,” shkroi ai. “Sarah, faleminderit për një punë të bërë mirë!”.

Veritas.com.al/