FBI ka filluar kthimin për hetim në Senat qindra faqe nga memo-t e emaile-ve në serverin privat të Hillary Clinton- sipas një raporti të ri.
Departamenti i Drejtësisë njoftoi se Komiteti Juridik i Senatit, ditën e Premte pasdite ka filluar transmetimin e memo-ve shpejt pas rishikimit në komitet të çështjes ‘Clintion’ të mbajtu në duar të ish- shefit të CIA James Comey- sipas ‘The Hill’.
Kryetari i Komitetit Chuck Grassley zbuloi në fillim të vitit se Comey kishte bërë gati një draft për shfajësimin e Clinton para se ta intervistonte atë dhe disa dëshmitarë të tjerë.
Në detajet e memove thuhet se ku dhe kur lidershipi i zyrës vendosi që të mos vazhdonte akuzën kundër Clinton për përhapjen e informacioneve të klasifikuara në serverin e saj privat.
Comey kishte konkluduar gjithashtu se Clinton ishte treguar e pakujdsshme, por nuk ishte me “qëllim” kriminal.
Hetuesit e Senatit janë gjithashtu të interesuar mbi rolin e zëvendës- drejtorit të FBI, Andreë McCabe, që ka luajtur në hetim. Në dokumentet e të Premtes u zbulua se McCabe e veçoi veten nga hetimet mbi Clinton vetëm një javë para zgjedhjeve.
McCabe e veçoi veten për shkak të ndonjë konflikti të mundhshëm inteteresi, përderisa qindra mijëra dollarë nga aleatët e Clinton kishin shkuar në fushaëtn e gruas së tij.
Deri atëherë ai kishte mbikqyrur për didsa muaj hetimet e Clinton, pavarësisht nga aleatët e saj në Virginia Gov. Terry McAuliffe i cili dhuroi afërsisht 700,000 dollarë për gruan e McCabe në fushaëtn e Shtetit Virginia për Senatin.
Veritas.com.al/