-Sapo kutitë e votimit të mbyllen, do të fillojnë menjëherë toto-aleancat. Orban vlerëson Salvinin. Dhe Farage tashmë hapet ndaj grupit Lega-Le Pen-

Gaia Cesare

Në Francë do të jetë një referendum për Emmanuel Macron, “raundi i tretë i zgjedhjeve presidenciale”, siç e quajnë tashme, në kuptimin që do të kuptohet se cili nga të dy do të fitojë midis presidentit dhe Marine Le Pen, pas dimrit të ngrohtë të xhaketave të verdha dhe nëse në Paris do të jetë i nevojshëm një riorganizim i qeverisë.

DUELET

Në Mbretërinë e Bashkuar do të jetë “referendumi i dytë mbi Brexit”, ajo votë që asnjëherë nuk u dha, madje që në fakt e ka detyruar Kryeministren Theresa May të japë dorëheqjen pasi ia kishte ofruar atë deputetëve, duke zemëruar Kabinetin e saj. Nga njëra anë do të jetë Partia Brexit e Nigel Farage, një emër dhe qëllim i qartë, nga ana tjetër Liberal Demokratët që mund të kapërcejnë partitë tradicionale, me rrezikun që Tory të zhvendosen në vendin e pestë, edhe pas partisë së re evropianiste Change UK .

Në Greqi mund të jetë votimi që shënon fundin e përvojës politike të kryeministrit Alexis Tsipras (zgjedhjet e përgjithshme do të jenë në qershor), duke certifikuar tejkalimin e Demokracisë së Re mbi te majtën radikale të Syrizas, e cila përfundoi duke iu nënshtruar kushteve të vendosura nga Trojka.

Në Austri, pas Ibizagate, do të jetë thirrja e parë në zgjedhjet në të cilat do të jetë e qartë se sa ultra e djathta Fpö e ish-zëvendëskryeministrit Heinz-Christian Strache është dëmtuar nga skandali që do ta çojë Vendin drejt zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit, nëse edhe me pare, duke pasur parasysh se të hënën do të jetë një votë mosbesimi për qeverinë (tashme ne minorancë) e Kancelarit Sebastian Kurz (Övp).

Zgjedhjet evropiane janë sot në të tretën dite nga katër.Të enjten 23 maj, kane votuar Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar, dje Irlanda dhe Republika Çeke, sot do të jetë radha e Letonisë, Maltës, Sllovakisë dhe përsëri Republikës Çeke (e vetmja që do të votojë për dy ditë), të gjithë të tjerët, me Italinë që e mbyll e fundit, dhe pastaj numërimi. Ekuilibrat e Parlamentit të ardhshëm Europian do të varen edhe nga mënyra se si do të përfundojnë disa duele të brendshme, tema e fortë e të cilëve – duke kapërcyer gardhet tradicionale të djathtë- te majte – është krahu i hekurt midis partive tradicionale dhe partive sovraniste. Një argument veçanërisht i ndjeshëm, edhe pse indirekt, në Republikën e Irlandës, ku kryeministri Leo Varadkar ka rikujtuar rëndësinë e rolit të një Evrope të bashkuar, duke paralajmëruar se si dorëheqja e Kryeministres May në Londër ka gjasa të hapë një fazë “shumë të rrezikshme” në Dublin.

PERTEJ TEMAVE IDENTITARE

Por nuk do të jetë vetëm lufta mes nacionalisteve dhe europeisteve që do të mbizotërojë, pavarësisht fitores së shpallur, edhe në Republikën Çeke, të lëvizjes populiste Avo të kryeministrit miliarder Andrej Babis dhe vendi i dytë në të cilin synojnë Demokratët suedezë, partia më anti-evropiane e Suedisë. Në Itali, Evropianet do të jenë testi për të matur raportet e brendshme të qeverisë verdhë-jeshile. Dhe nëse në te vërtetë ne Gjermani, e djathta ekstreme ksenofobe AfD do të jetë forca e katërt, socialdemokratët të tretët dhe të Gjelbërit te dytët, me aleancën Cdu-Csu në vendin e parë, kjo shifër mund të jetë prova përfundimtare se si jo vetëm nga ana e Berlinit, ekologjizmi është tashme një temë e madhe evropiane, veçanërisht e ndier nga gjeneratat më të reja dhe e aftë për të balancuar valën e identitarizmit që po bën krisje mbi votuesit më të rinj të kontinentit.

SURPRIZAT

Për të përmbysur parashikimet e vigjiljes kane mbërritur lajmet e para nga Holanda. Sondazhet  (të autorizuara ndërsa qendrat e votimit janë të hapura në vendet e tjera) thonë se partia anti-emigracion dhe anti-islam e Geert Wilders (Pvv) mund të jetë nën pragun, në kuotën zero vende, ndërsa laburistët  e Frans Timmermans, zëvendës presidenti aktual i Komisionit, në vendin e parë me mbi 18%.Te dhënat shfuqizojnë indikacionet para votimit, të cilat i jepnin Partisë Populiste ‘Forumi për Demokraci’ (Fvd) të Thierry Baudet, vendin e trete me 11%. Nëse konfirmohet, rezultati do të forcojë pozitën e Timmermans si një kandidat socialist në krye të Komisionit Europian, me një plan që parashikon përjashtimin e Populloreve në një aleancë të madhe te te majtes nga Macron te Tsipras.

ALEANCAT

Pasi votimet te mbyllen – Belgjika do të votojë nesër edhe për zgjedhjet legjislative dhe rajonale, të konsideruara “zgjedhjet më të komplikuara në botë” për shkak të gjeografisë politike dhe institucionale të Vendit – sytë do të jenë në Bruksel për grupet evropiane dhe lidhjet e mundshme ndërmjet partive, të cilat do të kenë peshë në emërimet e udhëheqësve të institucioneve të ardhshme të BE. Prandaj afirmimi i socialistëve në Spanjë (ku ka edhe votime për disa komuna, duke përfshirë kryeqytetin, Barcelonën dhe 12 Bashkësitë Autonome) mund ta bindë përfundimisht Madridin që të synojë poltronin e kreut të diplomacisë së BE-së, te okupuar deri tani nga Federica Mogherini. Ndërsa nga Hungaria, ku nuk priten surpriza për partinë e Fidesz (pezulluar nga Partia Popullore Evropiane por jo nga grupi parlamentar), e cila mund të fluturojë në 52%, Viktor Orban thotë se nuk do të mbështesë me kandidatin e PPE Manfred Weber si president i Komisionit në pas- Juncker. “Vetë e kërkuan – akuzon kryeministrin Orban – Ai tha se nuk donte votat e hungarezëve”. Pastaj lavdëron zëvendëskryeministrin italian Matteo Salvini: “Po bën një punë të mirë, nuk mund të përjashtojmë asnjë lloj aleance mbas zgjedhjeve”.

Tema e aleancave do të jetë vendimtare për te vendosur pesha dhe kundërpesha në EuroParlamentin e ardhshëm, tani që socialistët dhe popullistët mund të humbasin shumicën e mbajtur deri më tani së bashku (Macron ofrohet si mbështetës). Në Poloni, partia në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS), nen akuze për një sërë ligjesh joliberale, pretendon vendin e parë me të djathtën e qendrës PO, por ka thënë tashmë se është gati për dialog me Lega-n e Matteo Salvinit dhe Spanjollët e Vox (tani është në grupin e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropiane ERC së bashku me Fratelli d’Italia dhe konservatorët angleze). E vetmja pengesë: Marine Le Pen, e cila është gjithashtu një aleate e Salvinit. Ndërkohë, britaniku Nigel Farage hapet edhe ai ndaj zëvendëskryeministrit italian, misioni i të cilit është të bashkojë të djathtën evropiane në Bruksel.

Veritas.com.al/