Një gazetë saudite ka filmuar presidentin francez Emmanuel Macron duke iu ankuar princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman lidhur me mungesën e vullnetit të sovranit të ri për të marrë këshillën e tij kur liderët e botës u takuan në Buenos Aires, Argjentinë, për samitin e G-20 të premten.

Duke cituar një zyrtar francez, Reuters raporton se palët diskutuan Luftën Civile të Jemenit dhe vrasjen e kontribuesit të Washington Post Jamal Khashoggi gjatë një ndërprerje të shkurtër në bisedimet e nivelit te lartë.

Në një video të shpërndarë ne Twitter nëpërmjet Gazetës Saudite, një Macron i irrituar shihet duke u ankuar te Princi i Kurorës: “Ti nuk më dëgjon kurrë”.

“Jo, unë do të dëgjoj, natyrisht,” përgjigjet bin Salman, para se të shpërthente në të qeshura.

Macron, i patrembur dhe duke vazhduar me bisedën, më vonë thotë: “Unë jam një njeri i fjalës “.

Gjatë shkëmbimit pesë-minutësh, Salman dëgjohet duke i bërë thirrje Macron-it të mos shqetësohet, të cilës presidenti francez menjëherë i përgjigjet: “Jam i shqetësuar”.

Reuters raporton:

Zyra e Macron tha se takimi me MbS [ishte] i justifikuar, sepse vendet evropiane dëshironin të dërgonin një mesazh të perbashket rreth nevojës për ndershmëri në hetim dhe nuk do të shmangnin mundësine për të përforcuar këtë mesazh gjatë G20.

Më parë, Elysee tha se videoja tregoi “një lloj kontrasti në mes të fytyrës së MbS-së duke shfaqur një buzëqeshje të sikletshme dhe fytyrës se presidentit francez, i cili ishte mjaft i ashpër dhe ishte i etur t’i përcillte këto mesazhe në një mënyrë shumë të vendosur”.

Në kompleks shkëmbimi u shfaq i përzemërt, me Macron duke u përpjekur për të kërkuar mendimin e tij, duke folur me duar  përballe tij dhe duke e pare MbS në sy. Mbs tund koken në mënyrë të përsëritur dhe duket akomodues dhe ne nje fare menyre shfajesues.

Ndërveprimi i tensionuar i Macron me Salmanin ishte në kontrast të thellë me përqafimin e ngrohtë të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili beri qepalla dhe ndane të qeshura me njëri-tjetrin në fillim të samitit.

Putin dhe Princi i Kurorës kanë planifikuar të takohen gjatë mbledhjes vjetore për të folur për vrasjen e Khashoggit dhe prodhimin e naftës. Në një deklaratë për shtypin rus TASS, zyrtari i Kremlinit Yuri Ushakov tha për takimin: “Dialogu politik [midis Rusisë dhe Arabisë Saudite] është i rregullt dhe substancial. Më 5 tetor 2017, Mbreti Saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud bëri për herë të parë një vizitë në Rusi. Vizita e mundshme e kthimit të Vladimir Putinit në Arabinë Saudite është në axhendë. ”

Gjatë ditës, Presidenti Trump “shkëmbeu simpatitë” me Salman, duke u thënë gazetarëve se ndërsa ata nuk folen për çështje të nxehta që kane lidhje me SHBA dhe Arabinë Saudite, ishte e mundur që çifti do ta bënte këtë ndërsa samiti zhvillohej.

“Nuk kishim diskutime. Mund te kemi [më vonë], por nuk kishim asnjë, “tha Presidenti Trump në mbledhjen e shtypit.

Veritas.com.al/