Albert Veliu, i ashtuquajturi ‘Dëshmitari X ose “Babalja”, një nga protagonistët e audi-përgjimit të Agron Xhafajt ka deklaruar se kishte bashkëpunuar me SHISH dhe dy punonjës të këtij institucioni, të cilët i kishin siguruar dhe mjetet për përgjimin, vetë Shërbimi Informativ Shtetëror e mohon.

Kështu rezulton nga dosja e Prokurorisë bashkëngjitur kërkesës për arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij Fredi Alizoti.

Për të verifikuar dëshminë e Albert Veliut sek ishte marrë aparatura nga SHISH dhe kishte bashkëpunuar me SHISH, Prokuroria i ka kërkuar informacion ‘agjencisë ligjzbatuese’.

Në shkresën e përgjigjes thuhet se kjo agjenci nuk dispononte përgjim të bisedës së zhvilluar midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar prej tij, si Geron (Agron) Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes shtetasit Albert Veliu dhe shtetasit Agron Laver Hyseni. Pra del në skenë një tjetër emër pas atij të Fred Alizotit.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.