Partia Socialiste duket të jetë në minimumin e saj historik në parlament. Nga 140 deputetë të zgjedhur zyrtarisht Partia Socialiste ka 64 mandate sipas zgjedhjeve te vitit 2013, por një mandat i përket LSI-së ai është Spartak Braho.

Por sot PS-ja duket të mos ketë më numra dhe qeveria duket se është varur tek paterica e PDIU-së, pasi as me Metën nuk e mban dot qeverinë.

Sipas listës ngelen 63 mandate për PS-në, por janë dy deputetë të përjashtuar nga grupi parlamentar, Tom Doshi dhe Armando Prenga. I pari për akuzat ndaj Ilir Metës dhe i dyti pas ngjarjes në komisariatin e Laçit. Me këto dy përjashtime grupi socialist ka 61 deputetë zyrtarisht.

Duke shkuar me tëj në analizën e numrave në grupin e PS-së, rezulton se vota pro qeverisë, apo rrjeshtimi i deputetëve për votim të jetë edhe më i vogël.

Eduard Ndocaj, deputeti i Lezhës, ka qëndrime hapur kundër kryeministrit Rama dhe ka deklaruar se nuk voton reformë pa konsensus, Ndocaj në çdo rast do votonte rrëzimin e qeverisë së Ramës, ai po krijon levizje te re politike.

Grupi i Ben Blushit, ku përfshihet deputetja Mimoza Hafizi por edhe disa socialist të tjerë ende të pa deklaruar, janë pjesa më e madhe që trondisin në ccdo moment qeverinë.

Arta Dade dhe Anastas Angjeli, mund të jenë dy emra që votën e tyre mund ta japin kundër qeverisë Rama. Dade ka qenë publikisht kundër kryeministrit në disa raste, ndërkohë Angjeli duket një tjetër deputet me kokën mënjanë që ka probleme me Ramën.

Vladimir Kosta dhe Mira Shehu, janë dy deputetë të tjerë që nuk kontrrollohen nga Edi Rama, duke ja vështirësuar më tej llogarite kryeministrit. Dy deputetët kontrrollohen nga Koço Kokkëdhima, I cili së fundi ka filluar një lëvizje kundër Ramës.

Në grupi e PS-së ka të tjerë deputetë të cilët deklarojë pakënaqësitë e tyre më kryeministrin Rama dhe presin momentin që të “hakmeren” ndaj tij dhe ministrave që nuk përfillin grupin parlamentar.

Numrat e mësipërm flasin qartë se grupi i PS, zyrtarisht ka 63 mandate duke hequr dy të përjashtuarit dhe shtatë vota të deklaruara kundër shkon në 54 mandate, por edhe këto nuk janë plotësisht të sigurta. Kreu i qeverisë duket qartazi që është nën silketin e numrave dhe peng i Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit, ky i fundit është “paterica” e qeverisë, një tërheqje e LSI-së nga qeveria e shëmb edhe “patericën” e kryeministrit.