Adem Mikullovci (i lindur në vitin 1939, në Vushtrri) ishte pjesë e plejadës së aktorëve të ish-Teatrit Popullor Krahinor të Kosovës (tashmë Teatrit Kombëtar të Kosovës). Pas ndërprerjes së studimeve në Akademinë për Teatër dhe Film në Beograd, në vitin 1968, u kthye në Prishtinë dhe filloi punën në teatër.

Prej atij viti (1968) e deri në korrik të vitit 1990, Adem Mikullovci bëri një karrierë me 45 role kryesore, si dhe rreth 70 role të dyta në shfaqje teatrore. Rolet më të dalluara i realizoi në shfaqjet: “Duke pritur Godonë”, “Po shkoj për gjah”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Dashuria”, “Hotel Kashta” me rekord shikueshmërie (nganjëherë me nga dy shfaqje në ditë), “Fundi i botës”, “Miza në vesh”, “Erveheja” etj. Mikullovci gjithashtu ishte regjisor i disa shfaqjeve në teatër, si: “Pas vdekjes” (Çajupi), “Mosha e bardhë” (D.Agolli), “Dan Shejtani”, “Engjëlli i stacionit”, monodrama “Bihorasit” (dramatizim i veprës së autorit Q. Sijariq), “Ti mos u përziej”, komedia “Shtrati”, stend-up komedia “Përgjuesi” etj.

VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.