Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje paraprake për lirimin e dhjetëra grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gaza, në këmbim të një pauze pesë-ditore.

Lirimi i pengjeve, i cili mund të fillojë brenda disa ditëve të ardhshme mund të çojë në pauzën e parë humanitare që nga fillimi i konfliktit në Gaza.

Sipas kushteve të një marrëveshjeje të detajuar prej gjashtë faqesh, të gjitha palët në konflikt do të pezullojnë operacionet luftarake për të paktën pesë ditë, ndërsa 50 ose më shumë pengje do të lirohen çdo 24 orë.

Nuk ishte e qartë se sa nga 239 personat që besohej se po mbaheshin peng në Gaza do të liroheshin sipas marrëveshjes. Ndalimi i luftimeve synon gjithashtu të lejojë kalimin e më shumë ndihmave humanitare, përfshirë karburantin, për të hyrë në enklavën e rrethuar nga Egjipti.

Sipas diplomatëve arabë dhe të tjerë, marrëveshja u përpilua gjatë bisedimeve disa javore në Doha, Katar midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Hamasit, të përfaqësuar indirekt nga ndërmjetësuesit e Katarit.