Nisë, ora 23.00. Një kamion vërsulet mbi turmën në “Shëtitoren e Anglezëve”

Bilanci, sot, në orën 07:30: Të paktën 84 viktima. 18 persona janë në gjendje tejet të rëndë

Pasi goditi qindra persona në shëtitoren 2 km të gjatë, autori i masakrës u vra

Terroristi ishte një 31 –vjeçar nga Nisa, me origjinë tuniziane, i njohur për policinë

Në spitale u shpall plani i emergjencës për t’i bërë ballë numrit të lartë të të plagosurve

Sektori antiterror në Paris ka hapur hetimet

Presidenti Hollande: Ky sulm, karakteri terrorist i të cilit nuk mund të mohohet, është edhe një herë i një dhune ekstreme. Ja që edhe Nisës a u prek. Është e gjithë franca nën kërcënimin e terrorizmit islamik.

Presidenti njofton mbajtjen në një nivel të lartë të operacionit “Sentinelle” të ndëmarrë në fillim të këtij viti.

Do të mobilizohen qytetarët rezervistë të ushtrisë.

Gjendja e emergjencës u shty për tre muaj.