Lëndë shpërthyese është aktivizuar gjatë natës zyrës elektorale të LSI-së në Durrës. Zyra ndodhet në lagjen 18 pranë kryqëzimit të shkollës së fizkulturës “Benardina Qeraxhia”.

Ngjarja ka ndodhur disa orë pasi LSI zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Durrës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar edhe për arsye se në zyrë nuk ndodhej ndonjë person në momentin e ngjarjes; janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë kur kanë dëgjuar shpërthimin.

Policia njofton se menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje. Sasia e lëndës shpërthyese nuk ishte e madhe- thotë Policia. Në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

Veritas.com.com/