Shtëpia e Bardhë shpërthen mbi mediat establishment për injeksionin me zbardhues në titujt e tyre mbi koronavirusin

CHARLIE SPIERING

Shtëpia e Bardhë të Premten ka kritikuar mediat establishment për publikimin e historive çorientuese në lidhje me presidentin duke spekuluar  mbi injektimin me zbardhues për të vrarë koronavirusin.

“Leruani mediave të marrin përgjegjësine për çuarjen e Presidentit Trump jashtë kontekstit dhe të vrapojnë me tituj negativë,” tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany në një deklaratë.

Presidenti nuk përdori kurrë fjalën “zbardhues” dhe edhe pse ai pyeti nëse ishte e mundur të përdoren dezinfektantet “me injeksion brenda” ai më vonë sqaroi, “se nuk do të ishte me injeksion”.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti ka thënë gjithmonë se çdo diskutim mbi trajtimet duhet të diskutohet me mjekët.

“Presidenti Trump ka thënë vazhdimisht se Amerikanët duhet të konsultohen me mjekët në lidhje me trajtimin e koronavirusit, një pikë që ai e theksoi përsëri gjatë konferencës së djeshme,” tha McEnany.

Lexoni dy shkëmbimet që presidenti pati me Ushtruesin e Detyrës së Nënsekretarit të Shkencës dhe Teknologjisë për Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe korrespondentit të ABC News të Shtëpisë së Bardhë Jon Karl:

Presidenti Trump: Pra,supozojme se e godasim trupin me një dritë të tmerrshme – qoftë ultraviolet apo thjesht dritë shumë të fuqishme – dhe mendoj se ju thatë që kjo nuk është kontrolluar, por do ta testoni atë. Dhe pastaj thashë, duke supozuar se sollët dritën brenda trupit, të cilën mund ta bëni ose përmes lëkurës ose në ndonjë mënyrë tjetër, mendoj se keni thënë që do ta provoni edhe këtë gjithashtu. Duket interesante.

Ushtruesi i Detyres se nën sekretarit Bryan:Do të arrijmë te njerëzit e duhur që munden ta bëjnë.

Presidenti Trump: E drejtë. Dhe pastaj e shoh dezinfektuesin, që e zhduk brenda një minute. Një minute. Dhe a ka ndonjë mënyrë që të bëjmë diçka të tillë, me injeksion brenda ose pothuajse pastrim? Sepse sheh që hyn në mushkëri dhe bën një numër të jashtëzakonshëm te mushkërite. Pra, do të ishte interesante të verifikohet kjo. Pra, keshtu ju do të duhet të përdorni mjekët. Por kjo tingëllon – më tingëllon interesante. Kështu që do ta shohim. Por i gjithë koncepti i dritës, mënyra se si e vret atë në një minutë, kjo është – është mjaft e fuqishme.

Jon Karl: Por unë – thjesht, mund të pyes – Presidenti përmendi idenë e pastruesve, si zbardhuesin dhe alkoolin izopropil që ju përmendët. Nuk ka ndonjë skenar që mund të injektohet tek një person, a ka? Dua të them –

Bryan: Jo, unë jam këtu për të folur për rezultatet që kemi pasur në studim. Nuk do ta bëjmë brenda atij laboratori dhe laboratorit tonë. Kështu  –

Presidenti Trump: Nuk do të ishte me injeksion. Po flasim pothuaj për një pastrim, sterilizimin e një zone.Ndoshta funksionon, mbase nuk funksionon. Por sigurisht që ka një efekt të madh nëse gjendet mbi një objekt të palëvizshëm.

VERITAS.COM.AL