Dje në seancë plenare mazhoranca nuk miratoi mocionin e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhacka. Në seancë plenare në votimin e raporteve të Këshillit të Mandateve u vu re se nga grupimi i drejtuar nga Sali Berisha ishin të pranishëm vetëm 2 deputetë Agron Shehaj dhe Isuf Cela. Sot në mëngjesdeputeti Agron Shehaj deklaroi se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhacka.

Nga kërkesa e shpërndarë për median nga zyra e shtypit, konstatohet një gafë e rendë, që e bën të pashqyrtueshme kërkesën. Mesa duket mungesa në seancë ka bërë që deputetët e Berishës të mos kuptojnë se çfarë ka miratuar apo rrëzuar dje në orët e vona Kuvendi.

Në kërkesën e firmosur nga 28 deputetë, kërkohet “kundërshtimi i vendimit të datës 17.11.2022 “Për mosdergimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të znj. Olta Xhacka” dhe konstatimin e antikushtetutshëmrisë së këtij vendimi”. Në fakt Kuvendi dje nuk ka marrë asnjë vendim të tillë. Pra vendimi i pretenduar nga grupimi i Berishës se po kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk ekziston.