Presidenti Trump dhe Task Force e Koronavirusit e Shtëpisë së Bardhë njoftuan sot veprime shtesë si pjesë e përgjigjes së vazhdueshme, të gjerë të qeverisë ndaj pandemisë globale:

  • Për të ndihmuar familjet dhe bizneset Amerikane, Departamenti i Thesarit njoftoi se Dita e Taksave do të zhvendoset nga 15 Prill në 15 Korrik. Asnjë interes ose gjobë nuk do të ngarkohet për regjistrim gjatë kësaj dritareje të zgjatur, por çdo Amerikan që pret rimbursime ose kredi mund të kërkojë tani që të marri paratë e tij më shpejt.
  • Për të minimizuar impaktin mbi studentët e vendit tonë, Departamenti i Arsimit po heq përkohësisht çdo interes për kreditë studentore federale. Sekretari Betsy DeVos ka drejtuar gjithashtu huadhënësit federale të lejojnë huamarrësit të pezullojnë pagesat e kredisë së tyre studentore pa gjobë të paktën për 60 ditët e ardhshme.
  • Kufizimet e hershme, vendimtare të udhëtimit ndihmuan në ngadalësimin e përhapjes së Koronavirus në vendin tonë. Sot, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë rënë dakord të kufizojnë udhëtimet jo thelbësore përmes kufirit të tyre.
  • Të tjera ndihma do të vijnë. Administrata Trump ka punuar me Kongresin javën e kaluar në një marrëveshje bipartizane për të ofruar lehtësim ekonomik dhe mbështetje për familjet Amerikane,për të cilat Presidenti nënshkroi një ligj të Mërkurën. Më shumë veprim legjislativ pritet në ditët në vijim.