WASHINGTON (Reuters) – Duke iu përgjigjur thirrjes për detyrë, një qen hero i plagosur, ishte një nga viktimat e forcave spëciale të Shteteve të Bashkuara që mësynë mbi kompleksin Sirian të liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi. Por mos kërkoni emrin e qenit, sepse ushtria nuk do ta tregojë- të paktën tani për tani.

Qeni është përshkruar si i plagosur lehtë pasi është përfshirë në përleshje ditën e Shtune. Presidenti Donald Trump e vlerësoi qenin gjatë fjalimit të tij ditën e Diele duke e përshkruar si një betejë që u zhvillua në kompleksin e Baghdadit.

Qeni “u drejtua për në tunel” ku Baghdati vrau veten me jelek eksplozivi, tha Trump. “Zagari ynë, siç e thërrasin ata- unë e quaj qen, qen i bukur, qen i talentuar- i plagosur e solli këndej” trupin e Baghdat, tha ai.

Ditën e Hënë, twitoi Presidenti një foto të qenit hero, por nuk përmendi emrin e tij.

“Ne e kemi nxjerrë nga lista e fotove sekrete, por nuk kemi nxjerrë nga lista sekrete vetë qenin, i cili bëri një PUNË KAQ TË MADHE në kapjen dhe vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi,” twitoi Trump.

Gjenerali i Ushtrisë Amerikane, Mark Milley, kryetar i Joint Chiefs of Staff, qëndroi gojëmbyllur ndaj identitetit të qenit sa herë u pyet të hënën gjatë konferencës së mbajtur në Pentagon.

“Nuk do ta tregojmë emrin e qenit tani për tani. Qeni ndodhet akoma në lojë” tha Milley, duke përdorur termin për operacion ushtarak. “Qeni, zagari, qeni punëtor i ushtrisë, ka kryer një shërbim të shkëlqyer, si edhe të gjithë bënë, në vartësi të situatave”.

Milley shprehu besim se qeni do të kthehet me mburrje pas plagëve.

“I plagosur lehtë dhe plotësisht i shëruar- por megjithatë qeni ndodhet përsëri në lojë por do kthehet në detyrë bashkë me stërvitësin e tij”, tha ai.

Veritas.com.al/

Image result for U.S. hero dog wounded in Baghdadi operation shall go unnamed for now"