Shperthimet e gazit qe kane ndodhur ditet e fundit ne Tirane,por jo vetem, kane perhapur panik te qytetaret qe perdorin gazin ne shtepite e tyre. Si mund t’i parandalojme keto shperthime qe kane shenuar nje sere te plagosurish dhe kane marre jeten e disa njerezve?

o

Shërbimi zjarrëfikës rekomandon qytetarët të përdorin dedektor për gazin në rast se përdorin bombola në shtëpitë e tyre per gatim ose ngrohje.

Kjo pajisje nuk ka kosto të lartë, gjendet lehtë në treg dhe sinjalizon në kohë nëse ka rrjedhje të gazit. Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës gjithashtu shprehet se Tirana me ndarjen e re administrative dhe me popullimin e fundit ka nevojë pë të paktën 2 stacione të reja për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.