“Të martën perimetri i blinduar do njësohet me kufirin e Shqipërisë dhe e gjithë Shqipëria javën tjetër do të jetë siç ishin Tirana e Durrësi këtë javë që kaluam.” kështu është shprehur kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarët në mediat sociale.

 Ndër të tjera Rama u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre personave që u është vështirësuar jetesa për shkak të këtyre masave por sipas tij është e vetmja mënyrë për të kaluar këtë film horror.

“Sot hyn në fuqi Akti Normativ, që tregon masat speciale për luftimin e këtij armiku. Jemi shumë larg gjysmës, prandaj çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri. Të martën perimetri i blinduar do njësohet me kufirin e Shqipërisë dhe e gjithë Shqipëria javën tjetër do të jetë siç ishin Tirana e Durrësi këtë javë që kaluam. Durim, durim, durim. Do ja dalim dhe do ta mbajmë mend tërë jetën si një film horror dhe eksperiencë e jashtëzakonshme, që na plagosi rëndë, por na bëri më të fortë”, tha Rama.

VERITAS.COM.AL