ALLUM BOKHARI

 

Rich Granville, themeluesi i motorit alternativ të kërkimit Yippy, dhe gjithashtu nje mbështetës i Presidentit Donald Trump dhe një kritik i kompanive të mëdha të teknologjisë si Google dhe Facebook, është duke financuar prodhimin e maskave të fytyrës, made-in-America, për të ndihmuar me pandeminë e virusit Kinez.

Granville, një veteran i Marinës së Sh.B.A., tha që ai ishte nxitur për të vepruar nga kriza kombëtare, dhe thirrja e Presidentit Trump që sektori privat të ndërronte prodhimin.

“Me gjithë çështjet me Kinën dhe dëshirën tonë për të ndihmuar familjet Amerikane, bizneset dhe agjensitë qeveritare në të gjithë vendin ne kemi ndier se duhet të bëjmë diçka,” deklaroi Granville.

“E dëgjuam Presidentin Trump fort dhe qartë dhe ekipi ynë vuri marshin duke fluturuar nëpër SHBA gjatë pandemisë për t’u angazhuar me fabrikat e Sh.B.A-së për qëllimin patriotik të bërjes së maskave për Amerikën.”

“Zoti dhe Vendi duhet të jenë në fokus dhe me shumicën e punonjësve tanë që janë ushtarakë dhe veteranë luftarakë ne dimë se si të lëvizim gjilpërën.”

Maska të ripërdorshme janë realizuar dhe prodhuar në Amerikë duke përdorur pambukun Amerikan.

Laura Loomer, e cila po garon të jetë kandidate Republikane në distriktin e 21-të të Floridës, ka punuar me Granville për të prodhuar maska për fushatën e saj, të cilat do të jenë të disponueshme përmes faqes së saj të fushatës.
“Ne jemi shumë të nderuar dhe krenarë të mbështesim presidentin dhe Laura Loomerin,” tha Granville.

Dyqani i mallrave të Granville, Republican Legion, po shet gjithashtu maska të ripërdorshme,made-in- America “Trump 2020”.

Në një deklaratë, zëdhënësja e Loomer, Karen Giorno tha se bashkëpunimi kishte për qëllim mbështetjen e prodhimit Amerikan dhe mbajtjen të sigurt të Amerikanëve.

“Fushata Laura Loomer për Kongresin e ka njohur gjithmonë nevojën që prodhimi Amerikan të kthehet në shtëpi nga Kina. Eshtë shumë e vonuar që kombi ynë të fillojë t’i vendosë pronarët e biznesit të Amerikës të parët, dhe gjatë kësaj pandemie, fushata jonë po bën gjithçka që mundemi për të ndihmuar në rindezjen e motorit të ekonomisë sonë, ndërsa gjithashtu duke i mbajtur Amerikanët të sigurt me maska për fytyrën made in America. Ne mbështesim politikat e Presidentit Trump që janë të ashpra për Kinën dhe pro biznesit Amerikan. ” Karen Giorno, këshilltare e vjetër dhe stratege e lartë në fushatën e Loomer.

Florida aktualisht është në fazat e para të rihapjes. Maska nuk është e detyrueshme në publik, megjithëse Guvernatori Ron DeSantis fuqimisht u ka rekomanduar të gjithë banorëve të veshin maska për ndërveprime ballë për ballë.

VERITAS.COM.AL