Manjati hungarez sfidon Steve Bannon dhe rrjetin e tij sovranist. Për ta bërë këtë, ka miliarda dollarë dhe qindra eurodeputetë, duke përfshirë 13 nga PD dhe një nga lista e Tsipras. Lega, Movimento 5 Stelle, Fratelli d’Italia dhe Forza Italia mungojnë ne këtë listë

Nga: Renato Zuccheri/

Zgjedhjet evropiane të vitit 2019 do të jenë vendimtare për fatin e Bashkimit. Dhe për ketë, patronët e mëdhenj të vizioneve të ndryshme të kontinentit kanë filluar të thurin atje planin e tyre.

Dy janë udhëheqësit kryesorë “kulturorë” të kësaj përleshje: George Soros dhe Steve Bannon. Njëri, manjati më i fuqishëm hungarez me kombësi amerikane, në udhëheqje te Shoqëria e Hapur. Tjetri, krijuesi i Breitbart dhe udhëheqësi i fushatës zgjedhore që ka pare te triumfoje Donald Trump . Të dy amerikanët udhëheqin kampet e kundërta evropiane.

Bannon qëndron në linjën e lëvizjeve sovraniste evropiane. Ka kontakte me të gjithë dhe dëshiron të transferohet në kontinentin e vjetër për të ndihmuar idenë e tij të “sovranistit ndërkombëtar” që lufton atë pjesë të botës liberale që ishte qëllimi i Trump. Por nga ana tjetër, Soros mund të mbështetet në një rrjet lobist që nuk ka te krahasuar në të gjithë kontinentin.

Siç shkruan Italia Oggi, Shoqeria e Hapur e magnatit hungarez përfaqëson një mjet shumë te fuqishëm propagandues dhe lobues, i aftë të ndikojë shumë politikën evropiane. “Në faqen kryesore të sitit te tij janë treguar, me transparencë të lavdërueshme, sektorët e ndryshëm në të cilët është angazhuar në 2017, duke shpenzuar 940.7 milionë dollarë. Pjesa më e madhe shkoi në” praktikat demokratike dhe të drejtat e njeriut “(28%),ndjekur nga: qeverisja dhe progresi ekonomik (17%), reforma ne drejtësi dhe shteti i te drejtës(16%),barazia dhe anti-diskriminimi (14%), shëndeti(10%), arsimi (8%), gazetaria dhe informacioni (7%).Në balancë, Shoqëria e Hapur e Soros është fondacioni i dytë më i madh filantropik në Shtetet e Bashkuara, pas asaj të Bill dhe Melinda Gates. ”

Objektiva filantropike që nuk fshehin dhe objektiva të qarta politike. Antipatia historike ndaj komunizmit në të vërtetë sot është orientuar drejt të ashtuquajturës populizëm. Dhe Soros godet të gjitha lëvizjet që konsiderohen të ngjashme me këtë galaktikë. Idetë e tij për një shoqëri të hapur, multikulturore dhe pa kufij nuk mund të pajtohen me erën sovraniste që aspiron në Evropë. Dhe  për ketë po vrapon të  riparoje. Parlamenti Europian është plot me politikanë te lidhur me Sorosin ose Shoqëria e Hapur e tij I konsideron “të besueshëm” dhe, siç kujton Italia Oggi, nga lista e zbuluar nga një sit kundër informacioni, dalin emrat e 14 italianëve, prej të cilave 13 të Partisë Demokratike dhe një, Barbara Spinelli, në listën e Tsipras.

Emrat e tjerë, siç kujton faqja e internetit, janë “Brando Maria Benifei, Sergio Cofferati, Cecile Kyenge, Alessia Mosca, Andrea Cozzolino, Elena Gentile, Roberto Gualtieri, Isabella Del Monte, Luigi Morgano, Pier Antonio Panzeri, Gianni Pittella, Elena Schlein, Daniele Viotti “. Lega, Movimento 5 Stelle, Fratelli d’Italia dhe Forza Italia mungojnë ne këtë listë: asnjë prej deputetëve të tyre nuk ishte në listën e njerëzve që konsideroheshin “të besueshëm” nga Fondacioni i Hapur.

Por, duke pasur afër Soros nuk është e thënë se është një garanci për fitore. Në fakt, në vitet e fundit të gjithë miqtë e tij kanë humbur. Hillary Clinton është një shembull i mrekullueshëm, por edhe humbjet e Social Demokratëve në të gjithë Evropën, Gjermania dhe Italia në krye, janë një sinjal i qartë. Situata ka ndryshuar. Dhe miliardat e Shoqërisë së Hapur nuk duket se kanë shumë efekt mbi elektoratin evropian. Por megjithatë janë te dhëna qe nuk duhet të nënvlerësohen.

 

Veritas.com.al/