Sipas El Pais/

Spanja në emergjencë të plotë emigrantesh. Rreth 600 emigrantë kanë sulmuar dhe kapërcyer gardhin, gati shtatë metra të lartë, që ndan Marokun nga enklava spanjolle e Ceutës.

Ne përleshjet me policinë spanjolle, 22 agjente policie u plagosën. Ky është sulmi më mbresëlënës që nga shkurti 2017, kur ata arritën në 850. Kryqi i Kuq ka dhënë ndihmën e pare për 132 të plagosur. Shoqata spanjolle e Rojeve Civile (AEGC) ka raportuar se emigrantët, të armatosur me gërshërë të mëdha dhe shkopinj, “kane lëshuar mbi agjentet objekteve të mprehta, gëlqere, substanca korrozive, mbetje të jashtëqitjeve dhe urinës” dhe 22 të plagosurit janë trajtuar për “djegie nga kimikatet, sy te irrituar te skuqur, plagë dhe çrregullime te frymëmarrjes “. Pas hyrjes në Spanjë, emigrantët u derdhën në rrugë dhe arritën në një qendër pritjeje aty pranë, ku tani ka 1,200 njerëz, më shumë se dyfishi nga sa mund të qëndrojnë. Emergjenca tani  nuk ka të bëjë vetëm me Ceuta-n, por edhe me Andaluzinë.

Sistemi i pritjes në krahinën e Cadiz, me pamje nga ngushtica e Gjibraltarit, është ne kolaps pas zbarkimit te rreth 1,300 njerëzve në tri ditët e fundit, veçanërisht në qytetin e Algeciras, i cili, paralajmërojnë autoritetet, “ka rrezik te bëhet një Lampedusa e re “.

Të enjten, më 26 korrik,329 persona te tjerë u shpëtuan nga Rojet bregdetare spanjolle pranë ishullit  Alboran dhe ngushticës se Gjibraltarit. Ata ndodheshin  në bordin e 18 anijeve të pikasura. Ata janë kryesisht njerëz nga Afrika Sub-Sahariane, ndërmjet tyre gra dhe fëmijë.

Në Malaga, e cila nuk ka qendra pritëse, një mijë njerëz që kanë ardhur në gjashtë muajt e fundit janë pa akomodim: ata po përpiqen t’i vendosin ata në mjedise sportive.

“Duhet ta quajmë aksion për njerëzit që mbërrijnë në brigjet tona për të mos u bërë Lampedusa e re e Mesdheut Perëndimor”, paralajmëroi kryebashkiaku i Algeciras (dhe senator i Partisë Popullore) Josè Ignacio Landaluce, duke folur me gazetën El Mundo.

Landaluce bëri thirrje për koordinim me Bashkimin Evropian. “Ky nuk është një problem i kryebashkiakut te Algeciras ose Ministrit te Brendshëm spanjoll, kjo është një çështje evropiane,” tha ai. Situata më e vështirë, raporton El Pais, është regjistruar në gjirin e Algeciras, por po bëhet edhe më e komplikuar në komunat e tjera Andaluziane ku fluksi i emigrantëve nga deti nga Afrika ka tejkaluar tashmë kapacitetin e aparatit te pritjes.

Veritas.com.al/

Several migrants celebrate in Ceuta after they managed to breach the border fence between Spain and Morocco.