Elisa Spiropali ka komentuar lidhur me vendimin e Komisionit të Venecias për shkeljen e Kushtetutës të bërë nga Presidenti Meta.

“Procesi ligjor ka nisur, komisioni i Venecias ishte shumë i qartë për atë që deklaroi deri në detaje, është analiza se ku konsistoi në kapërcimet dhe shkeljet e Presidentit të Republikës, thotë ajo.

Komisioni hetimor do të vazhdojë sipas procedurës duke vlerësuar të gjitha elementet që dhe Komisioni i Venecias ka përcaktuar, “ne jemi të vendosur që si maxhorancë dhe si Parlament të mbrojmë ligjshmërinë në vend”, tha ajo.

Sipas Spiropalit, ligjin nuk mund ta shkelë një qytetar i thjeshtë, nuk mund ta shkeli mbi të gjitha Presidenti i Republikës, i cili duhet të jetë garant i ligjit dhe garant i unitetit të popullit.

E pyetur për “Luanin e Venecias” me të cilin Presidenti e krahasoi vetën një ditë më parë, Spiropali përgjigjet se nuk mund të bëhet koment për zoologjinë, por vetëm komente për ligjshmëri.