Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë, sot para gazetarëve iu dha garanci zyrtarëve të burgjeve që janë kërcënuar nga ‘skifterët’ e krimit.

Ajo tha se po përgatitet një strukturë e posaçme, e cila ka si objektiv ruajtjen e zyrtarëve të lartë të Burgjeve, të cilët janë kërcënuar nga të burgosurit. Gjithashtu ajo pohoi se një tjetër objektiv është dhe kontrolli i detajuar i licencave të noterëve në të gjithë vendin.

Gjonaj tha se tre zyrtarë të Burgjeve aktualisht mbahen nën ruajtje të strukturave të Policisë për shkak të kërcënimeve që kanë marrë.

“Strukturë të posaçme për të marrë në ruajtje zyrtarët e lartë të burgjeve, të cilët kërcënohen nga të dënuarit. Po kryejmë vettingun e noterëve, pra verifikimin e titujve të tyre. Po verifikojmë çdo noter sesi e ka marrë licencën. Rishikuam marrëveshjen e transferimit të të dënuarve nga Britania e Madhe.Tre zyrtarë të Burgjeve janë në ruajtje, për shkak se kanë marrë kërcënime. 110 punonjës burgjesh të referuar në prokurori për vepra të ndryshme penale.”-tha Gjonaj.

Veritas.com.al/