Nga: Nard Ndoka/

Ne fakt Rama krekoset para shqiptareve, por vendi zhytet çdo dite e me tepër ne krize politike, ekonomike, morale dhe institucionale.

Një kryeministër i përgjegjshëm duhet te tentoje konsensusin për zgjedhjet, ne te kundërt duhet t’i nënshtrohet rregullave politike, ne te tilla raste, kryeministri ‘dënohet’ nga opozita, si armik i standardeve zgjedhore, i konsensusit dhe i dialogut politik!

Edi Rama nuk mund të jetë më kryeministër i Shqipërisë, por vetëm i deputeteve socialiste dhe disa te tjerëve qe kacavirren pas tij.

Por le te kthehemi tek zgjidhjet:

Se pari, ne një vend normal, ku kryeministri kapet mat dhe i papërgatitur per zgjedhjet, duhet te largohet me dinjitet duke i hapur rruge një kryeministri konsensual, qe te beje ato detyra qe Rama nuk i beri se nuk diti ti beje apo nuk deshi!

Se dyti, largimi i LSI nga qeverisja mund ti hapte rruge vendit për një qeverisje konsensuale me te gjitha ato parti, qe dëshirojnë zgjedhje te lira.

Se treti, mbas 18 qershorit zgjidhja do të vijë popullore e vrullshme me përmbysje radikale, qe do marre përpara te gjithë ato ‘plehra’, qe penguan zgjidhjen e arsyeshme institucionale.

Zgjidhja e trete ka gjasa te jete përcaktuese me këtë klase politike te papërgjegjshme, te korruptuar, cinike, anadollake, qe ka frike nga dita e gjykimit te votës se lire qytetare, qe po përpiqet qe gjyqin ta beje vete me vetting per te tjerët.

Republika e Re duhet te drejtoje procesin dhe revoltën e ligjshme me kujdes dhe maturi.

Ne rastin e pare, Rama ngrihet ne rolin e një lideri duke treguar emancipim politik dhe qytetar, qe ka pak gjasa te ndodhe.

Ne rastin e dyte, Meta kthehet ne një mekanizëm zhbllokues dhe kontrollues te paketës ‘allashqiptare’, qe ka gjasa te ndodhe.

Ne rastin e trete, Basha rritet ne përmasat e një Lideri potencial për te marre përgjegjësi për te administruar krizën qe lënë neper këmbë Rama e Meta dhe drejtimin e vendit nëpërmjet Republikës se Re!

E para, është për burra shteti; e dyta për pragmatistë, e treta për Misionare!

/Veritas.com.al/