Forcat speciale të FBI-së kanë gjetur një arsenal armësh dhe municionesh në shtëpinë e sulmuesve në San Bernardino të Kalifornisë.Policia njofton se shtëpia e tyre ka qenë e blinduar ku janë sekuestruar bomba, armë dhe mijra fishekë.
Autoritetet ende nuk kanë gjetur një motiv të sulmit nga Syed Rizëan Farook dhe Tashfeen Malikut të cilët shkaktuarn 14 të vrarë dhe 17 të tjerë të plagosur.
Policia tha se sulmi ishte planifikuar nga dy agresorët me qëllim për të vrarë sa më shumë persona.