Është mbrëmja e super hënës. Shenjtëruar nga kushtet e motit që sot duhet të garantojnë qiellin te pastruar nga retë.

Kështu që sonte të gjithë me sytë lart për tu ngrohur nen spektaklin e satelitit tonë në formë të shkëlqyer siç ndoshta kurrë më nuk do të jetë në këtë 2019. Edhe pse ky lloj spektakli nuk është i vetmi i vitit: një ka qenë tashmë dhe një tjetër do të jetë më 19 mars, kur distanca e perigjeut do të arrije një ditë dhe pesë orë përpara hënës së plotë. Por këtë herë kushtet janë vërtet perfekte.

Merita e kësaj superhene është fakti se perigjeu i saj ose pika e orbitës së saj eliptike më afër tokës, përkon me hënën e plotë. Perigjeu do të arrihet në orën 10.07 sot dhe ne 16.53 do të jetë hënë e plotë. Kjo do të thotë se kur nga 17.20 deri në 18 hëna do të dale në të gjithë Shqipërinë do të jetë praktikisht ne shkëlqimin e saj te plote. Shfaqja është e pazakontë dhe e lehtë për t’u parë dhe për këtë arsye NASA, enti më i famshëm i hapësirës në botë, i ka kushtuar një postim të plotë eventit. Jo vetëm : të gjithë të apasionuarit do të kenë në dispozicion Teleskopin Virtual me një pamje të drejtpërdrejtë që do të tregojë super- hënën në qiell.

Astronomi i Nasa Mitzi Adams shpjegon ne post: “Ashtu si orbitat e të gjithë trupave në sistemin diellor, orbita e Hënës rreth Tokës nuk është rrethore, ajo ka një formë ovale ose eliptike, ndërsa Toka paksa e zhvendosur në lidhje me qendrën ». Rrjedhimisht, “ekzistojnë dy ekstreme të distancës së secilës orbitë: qasja më e afërt, e njohur si perigjeu, dhe ajo me e largët, apo apogjeu”. E pra: “Kur Hëna është në qasjen më të afërt dhe Brenda rreth një dite per të qene e plotë, quhet super-hënë sepse Hëna është më e ndritshme dhe më e madhe”. Termi «superhena» u konceptua në vitin 1979 nga astrologu Richard Nolle dhe nuk është shumë i dashur nga komuniteti shkencor.