Po zhvillohen ngjarje shumë interesante, spektakolare dhe sfida kundër botës së qytetëruar. Ditën (sot) kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kërkuan ndëshkimin e krimit të organizuar dhe lidhjet e krimit me politikën, Gjykata kiroi një nga vrasësit e shënuar të historisë së krimit shqiptar. Lirohet Genc Tafili, i dënuar 25 vjet për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari .

Tafili është liruar me kusht nga Gjykata e Krujës pasi kreu 17 vite burg. Edhe sikur Tafili të jetë i fajshëm ose i pa fajshëm, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që me lirimin e tij të bëhet zhurmë dhe të mos dënohet krimi shettëror, atshmë i koduar edhe ‘Ministri Tahiri’.

Gjykata e Krujës ka liruar më kusht Genc Tafilin, vëllain e Admir Tafilit. Ai ka qenë i dënuar me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e komisarit të policisë, Arben Zylyftari në vitin 2000 dhe në total kishte kryer 17 vjet.

Nga organi i akuzës mësohet se prokuroria ka qenë kundër lirimit dhe ka vendosur apelimin e vendimit të Gjykatës së Krujës.

Gjyqtarja Enekeleda Hoxha, ka pranuar kërkesën e Genc Tafilit për lirim me kusht, edhe pse prokuroria e cilësoi vendimin në kundërshtim të hapur me ligjin.

Menjëherë vendimi është apeluar dhe i është kërkuar kreut të KLD-së të nisë verifikimin për këtë rast. Verifikim që është urdhëruar menjëherë nga presidenti Meta.

Presidenti Ilir Meta ka urdhëruar Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të nisin verifikimet lidhur me lirimin nga burgu të Genc Tafilit.

“Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë procedurale të kësaj gjykate”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Veritas.com.al/