Në vizitën e parë në rajon, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka takuar Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregun, ish ministre dhe deputete në Shqipëri.

Takimi është zhvilluar në Slloveni në kuadër të forumit të “BLED”. Biseda mes diplomatit amerikan dhe Bregut është përqendruar tek vendimi i BE për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë se Veriut dhe nisja e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.

Gjatë fjalës së tij në Slloveni, Palmer shpalosi edhe objektivat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se Amerika synon të çojë përpara zhvillimin e të gjithë vendeve të rajonit.

Veritas.com.al/