( FOTO: Genc Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë)/

Shqipëria është në një nga ditët më të vështira të saj, pasojë e një tërmeti shkatërrimtar që ra në 26 nëntor dhe që la prapa dëme shumë të mëdha. Do të ishte e gabuar të jepnim shifra të dëmeve totale të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi nuk janë bërë të gjitha verifikimet, por fatura dihet që do të jetë e lartë. Vendi ynë nuk do t’ia dilte dot financiarisht pa ndihmën e aleatëve pasi fatura e dëmeve do të shkojë shumë e lartë. Deri tani ka patur ndihma të konsiderueshme, por ende larg optimales.

Megjithatë, lajmi i mëngjesit të sotëm mbush me optimizëm. Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj, Gent Sejko ka deklaruar se FMN ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.

“Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet të Fondit Monetar, i cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për t’u përdorur në këtë situatë. Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtar dhe ata kombëtar. Paralelisht me vlerësimin e gjendjes së dëmeve të tërmetit ne duhet të bëjmë një grumbullim sa më eficent të këtyre ndihmave dhe më pas të kalojmë në planin e rimëkëmbjes.

Shqetësimi i Bankës Qendrore është si do të ndikojë kjo në parametrat makro ekonomikë, si do të ndikojë në rritjen ekonomike, në nivelin e inflacionit, në kursin e këmbimit, në stabilitetin financiar të vendit. NE kemi filluar të analizojmë, patjetër që ndikimet janë negative, sepse kjo është një faktor rreziku dhe në funksion të këtij faktori duhet të bëjmë analizat tona. Nëse niveli do të jetë plus-minus ne duhet të jemi në gjendje të ruajmë stabilitetin financiar”, u shpreh ai.

VERITAS.COM.AL/