Tërmeti që ka goditur sot në ora 11.02 Shqipërinë ka qenë aq i fortë saqë ka sjellë panik në Tiranë.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë duke vrapuar jashtë godinave, përfshi këtu edhe deputetët dhe punonjësit e administratës. Madje në kryesinë e Kuvendit tërmeti ka sjellë dhe disa të çara në godinë

Në kryesinë e Kuvendit, deputetët që merrnin pjesë në seancat e komisioneve kanë dalë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Lëkundjet kanë qenë aq të forta saqë edhe punonjësit e kryeministrisë dhe të disa institucioneve e sipërmarrjeve private rreth këtij ansambli ndërtimesh, kanë dalë menjëherë nga godina, ashtu siç tregon dhe fotoja e mëposhtme.

Veritas.com.al/