Kryeministrja Theresa May është gati të ‘zhbllokojë”  milionat e paundëve në përgatitje për ‘jo marrëveshje” me Bashkimin Europian (BE), si një ofertë për të ruajtur postin e kryeministrit dhe për të bindur Brexitersat se ajo është e zonja të kacafytet me eurokratët e Brukselit .

Pas konfirmimit javën e  kaluar nga Sekretari i Tregut Ndërkombëtar, Liam Fox, se qeveria po përgatitet për skenarin ‘jo marrëveshje’  në rast se BE vazhdon të luajë “të fortin”  gjatë bisedimeve të Brexit, një burim i Thesarit i tha gazetës  të dielën (sot) se “miliardët e paundëve do të zhbllokohen në prag të vitit të ri në qoftë se procesi nuk do të ketë progres. Ne nuk kemi plan për ‘jo marrëveshje’.”

Fatura prej miliona do të dërgohet mbi teknologjinë e re për rritjen e shpejtësisë në kontrollin doganor dhe kufitar në rast të rikthimit të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, mes disa masave të tjera.

Deklarata erdhi pas fjalimit “katastrofë’ të kryeministres në Konferencën e Partisë Konservatore më 4 Tetor, ku u pa se zonja May humbi zërin dhe bëri lapsuse serioze.

Veritas.com.al/