Në Thumanë vazhdon puna e grupeve të shpëtim-kërkimit, ku dy persona të tjerë pa jetë janë nxjerrë nga gërmadhat e një prej pallateve të shembura.  Bëhet fjalë për çiftin e bashkëshortëve Greku. Dje u nxor i gjalle nga rrenojat djali i tyre, i cili fatkeqesisht nuk mundi te mbijetoje dhe humbi jeten ne spital.

Operacioni kishte filluar që në orën 07.00, ndërkohë që me nxjerrjen e kufomave operacionet janë ndërprerë sepse nuk mendohet që në atë pallat të ketë ende persona.

Më parë, në Thumanë ishin nxjerrë nga rrënojat dy persona të tjera pajetë, Keli Çupi, 32-vjeçar, dhe babai i tij, Hajredin Çupi, 67-vjeçar.

Me zbulimet e fundit, bilanci i tërmetit të djeshëm përditësohet në 29 viktima.

Veritas.com.al/